Atleti nga Afrika e Jugut Oscar Pistorius që vrapon me proteza në këmbë, pasi realizoi ëndrrën për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike Londër 2012, tashmë ka realizuar edhe një paraqitje mjaft të mirë në disiplinën e tij në garën e 400 metrave duke u pozicionuar në vendin e dytë kohën me të mirë në baterinë e tij kualifikuese.

Pistorius, arriti në finish me kohën 45'44'' duke u kualifikuar në raundin tjetër, ndërsa në vendin e parë doli Luguelin Santos me kohën 45'04''. Pistorius është një nga personazhet më të vecantë në Lojërat Olimpike në Londër duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve nga shkallët e stadiumit Olimpik.

(d.b/shqiptarja.com)