Pretoria- Oscar Pistorius, atleti paraolimpik dhe olimpik u njoh me akuzën për vrasjen e modeles Reeva Steenkamp në gjakftohtësi. Përpara trupit gjykues, prokurori rindërtoi ngjarjen tragjike sipas të cilës, Oscar qëlloi me pistoletë të dashurën e cila tentoi të fshihej në tualet.

Plumbi e goditi modelen në kokë. Dera ishte e mbyllur me çelës nga brenda, por ai qëlloi përtej xhamit duke vrarë të dashurën e tij. Skena përjashton hipotezën e Pistorius, sipas të cilës veproi për vetëmbrojtje ndaj hajdutëve.

Prokurori deklaroi se nuk ka arsye që një hajdut të fshihej pas derës së tualetit. Ndërsa avokatët mohuan këtë version, duke deklaruar se Pistorius dëgjoi zhurma dhe qëlloi në errësirë. Avokati Barry Roux synon që gjykata ta cilësojë vrasjen të paqëllimshme, duke i kërkuar lirimin me kusht të atletit. Ndërsa në media dalin fakte të reja që e lidhin vrasjen me motive xhelozi, pasi flirteve të fundit të Reeva-s.