Atleti nga Afrika e Jugut Oscar Pistorius ka mbyllur aventurën në Lojërat Olimpike në Londër. Pas kualifikimit në baterinë tij në garën e e 400 metrave me kohën e dytë më të mirë, Pistorius në gjysmëfinale ka përfunduar në vendin e fundit.

Por, kjo nuk e shqetëson atletin, i cili është mjaft i emocionuar për faktin që ka marrë pjesë në Lojërat Olimpike. "Kur medoj se në çfarë gjendje kam qënë, ndihem mjaft keq dhe qaj. Jeta ime ka qënë e mbushur me shumë të papritura, të cilat më kanë bërë të vuaj shumë. Pjesëmarrja në Lojërat Olimpike në Londër ishte një sukses i madh, pavarësisht rezultatit" shprehet Pistorius.

(d.b/shqiptarja.com)