Pitt dhe Aniston së bashku?
Nuk ka gjasa të ndodhë kjo

Pitt dhe Aniston së bashku?<br />Nuk ka gjasa të ndodhë kjo<br>
Menjëherë pas lajmit të ndarjes mes çiftit Jennifer Aniston dhe Justin Theroux pas 7 vitesh së bashku, fansave ju rikthyen shpresat për një ribashkim të mundshëm mes saj dhe ish-bashkëshortit Brad Pitt , pasi edhe Pitt u divorcu nga Angelina Jolie në 2016.
"Ata kanë qenë me njëri-tjetrin, për shumë kohë kanë jetuar së bashku dhe e njohin mirë njëri-tjetrin. Ata kanë ndryshuar, kësaj shtoji edhe 6 femijët e Pitt, ku secili prej tyrë ka një angazhim special, prandaj kjo nuk mund të ndodhë kurrë”, tha një burim i afërt me ish-çiftin Pitt-Aniston.

"Ata nuk e kanë parë njëri-tjetrin në këtë moshë," vuri në dukje burimi. "Për më shumë se një dekadë, ata kanë jetuar tërësisht të ndarë dhe jo çuditërisht, ata janë bërë njerëz krejtësisht të ndryshëm nga sa ata dikur ishin kur ata ishin së bashku. Janë miq, i shkruajnë njëri-tjetrit për ti uruar të mirën kur kanë projekte apo ngjarje të mëdha, por nuk janë më shumë se kaq të afërt. Më e rëndësishmja është se ata kanë mësuar nga gabimet e të shkuarës, e kanë kuptuat që mes tyre nuk funksionoi”, shtoi burimi sipas prestigjiozes Elle.
 

Aniston dhe Pitt u martuan nga 2000 deri në 2005. Kjo martesë përfundoi pjesërisht për shkak se Pitt thuhej se e kishte lënë për Jolie, me të cilën ai u takua në shesh xhirimin e filmit  z. dhe znj. Smith ndërsa ishte ende i martuar me Aniston.
"Unë do të isha një robot nëse do të thoja se nuk ndjeva momente zemërimi, lëndim dhe siklet", tha Aniston në intervistën e saj të parë të divorcit me Vanity Fair në shtator 2005, kur pa fotot e Pitt bashkë me Jolie. Pitt dhe Jolie ishin së bashku për 12 vjet të martuar, në 2016 i dhanë fund marrëdhënies së tyre, ato kanë 6 fëmijë.

e.gj/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Ivi Kaso flet për bisedat me Salianjin, mandatin e Manos dhe protestën: Andrean s’e shoh te Basha, Ervini më tha...

Ivi Kaso flet për bisedat me Salianjin, mandatin e Manos dhe protestën: Andrean s’e shoh te Basha, Ervini më tha...