Pitt jep kontributin si anëtar i jurisë,
i frikësohen “manipulimit” të verdiktit

Pitt jep kontributin si anëtar i jurisë,<br />i frikësohen “manipulimit” të verdiktit
Brad Pitt është një aktor i suksesshëm i cili ka festuar sot 51-vjetorin e tij, por ai është edhe një njeri i cili ka dëshirë që të japë debutin e tij si qytetar i Los Angelosit.

Brad ka qenë anëtar i jurisë në Gjykatën e Los Angelosit të premten e kaluar.

Aktori kishte bërë kërkesë për të qenë pjesë e jurisë në Gjykatë në vitin 2003.

Sipas përvojës njerëzit e famshëm nuk qëndrojnë gjatë si anëtarë të jurisë, por nuk mund të thuhet edhe për Pitt e njëjta gjë.

brad pitt

Mendohet që anëtarët e tjerë të jurisë të ndikohen nga opinioni i Pitt dhe të japin verdiktin me mendimin e tij.

Gjykata mendon se prania e tij në juri do të shmangë vëmendjen nga çështjet në dorë.

Në vitin 2013 ishte thërritur për të njëjtën detyrë aktori Tom Hanks i cili u përfshi në një incident ku supozohej që një anëtare femër e Zyrës së Qytetit i është afruar atij gjatë një pushimi dreke.

Situata është ngatërruar dhe Hanks është akuzuar me 1 vit burg, por çështja është mbyllur duke paguar një shumë prej 150$ si dhe më pas u pushua nga puna.

Brad ka mbërritur në Gjykatë me një sanduiç të madh por ka pretenduar që gjykimi të ishte i shkurtër.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)
 
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Nënsekretarja e amerikane e Shtetit në Kosovë: Krijoni asociacionin, hap thelbësor në rrugëtimin euroatlantik

Nënsekretarja e amerikane e Shtetit në Kosovë: Krijoni asociacionin, hap thelbësor në rrugëtimin euroatlantik