Pjalmimi me bletë, teknika e re që po përdoret në perime nga çifti i fermerëve në Zharrëz, u kthyen nga emigrimi (VIDEO)

FIER- Vladimir dhe Rajmonda Hoxha u kthyen 10 vite më parë nga emigrimi dhe tashmë kanë ngritur dy sera, me sipërfaqe mbi 5 dynym, ku kultivojnë domate, speca dhe kunguj. Çifti i fermerëve nga Zharrëza e Patosit, për herë të parë këtë sezon kanë aplikuar teknikën e pjalmimit me bletë. Deri tani janë të kënaqur, teksa shohin bimët që rriten, por rezultati do të shihet në qershor gjatë vlejes së domateve.

“Sot kjo domate që kemi mbjelle na duket më mirë se po e bejmë me bletë, e cila kryen pllenimin dhe nuk përdorim më hormone. Bletën e kemi këtu në mes të domateve. 


Kjo mënyrë e pllenimit  bën që bleta të na sjellë shume gjëra të mira.  E bën  domaten cilësore. Petelet nuk  i  le të verdhen, këtu po e çon në fund  kur të dalë domatja do jetë me bukur dhe më cilesore”, shprehet fermerja Rajmonda Hoxha.

Ndërsa Vladimiri tregon se varieti i domates ‘vitara’ është i kërkuar në tregun europian dhe shpreson që këtë vit gjithë prodhimin ta eksportojë.

 “Sot kjo serë është mbjellë me domate vitara , e cila tërhiqet shume ne treg. E kemi mbjellë në 14 janar  dhe vazhdon ne rritje siper  dhe prodhimin e saj e marim nga 30 qershori”. 

“Kemi mare dhe dy punëtorë se vetëm nuk përballohet! Kam 2 dynym me domate dhe 3 dynym me speca dhe e kam marrë me qira tokën. Speci i kuq është në lulëzim. Të bësh speca të kuq ka shumë mundime  pasi dhe çmimi është shumë i ulët.  Shteti na ka ndihmuar me naftë por duhet te na ndihmojë dhe për gjetjen e tregut, tha fermeri Vladimir Hoxha.  

Patosi është zonë e njohur për prodhimin e perimeve në sera, ku numërohen 260 fermerë me NIPT që kultivojnë domate, speca e kultura të tjera bujqësore. 

S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 26 Mars, 08:02

    Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?



×

Lajmi i fundit

LIVE- Rama në Shkodër, me 2 ministra prezanton 'Paketën e Maleve'

LIVE- Rama në Shkodër, me 2 ministra prezanton 'Paketën e Maleve'