Pjerin Ndreu: As edhe një votë më shumë për mua...Hapni të gjitha kutitë! Lezha proces model

Pjerin Ndreu: As edhe një votë më shumë për mua...Hapni të gjitha kutitë! Lezha proces model

TIRANE - Kryebashkiaku i Lezhës, i zgjedhur më 30 qershor, Pjerin Ndreu ka komentuar rinumërimin e kutive në 11 qendra votimi në Bashkinë e Lezhës, ku nuk doli të kishte më shumë vota se votues siç pretendoi kandidati në garë përball tij, Eduard Ndocaj nga Partia Konservatore.

As edhe një votë tepër, shkruan Ndreu në një reagim në rrjetin social Facebook, ku teksa e quan model procesin në Lezhë, thotë që të hapen të gjitha kutitë.

"Pas hapjes se 11 kutive rezultoi se as edhe një votë nuk është shtuar për Pjerin Ndreun, as edhe një. Ka vetëm një gabim njerëzor në plotësimin e proces-verbalit mes dy kandidateve te tjerë me 2 edhe 5 vota, të cilat ishin 5 dhe 2 në fakt (invert). Ironikisht kandidati ankimues në një kuti doli qe kishte një votë më tepër. Gabim njerëzor për shkak të lodhjes ose lapsus që nuk e fshin dot korrektësinë e secilit komisioner, secilit numërues dhe secilit anëtar të KZAZ-ve në Lezhë. Po e përsëris, hapni të gjitha kutitë. Procesi i Lezhës ishte model. Çdo votë është numëruar dhe vullneti i 17.8% (pjesëmarrje ndër më të lartat në bashkitë e drejtuara nga të djathtët) të qytetarëve që votuan është lexuar ashtu sikur ishte vullneti i tyre", shkruan Pjerin Ndreu.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vicidoli: 12/07/2019 18:51

    Urime Pjeter Mustakuqi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë