Pjerin Ndreu i përgjigjet akuzave
për tenderat: Basha mashtrues

Pjerin Ndreu i përgjigjet akuzave<br />për tenderat: Basha mashtrues
Deputeti socialist, Pjerin Ndreu i është përgjigjur me një gjuhë të ashpër deklaratës së PD-së se ai është një prej deputetëve përfitues të tenderave qeveritarë. Ndreu e quan liderin e opozitës një “trap politik që nuk mbush”.
 
Ja deklarata e plotë e Pjerin Ndreut
Nuk e di se çfare mendojne Luli, Grida & co por jam i habitur se me sa lehtesi genjejne duke me faturuar mua leke publike nga tenderat. Nuk kam pasur e nuk kam asnje lidhje me asnje biznes kurre deri me sot dhe nuk di te kem perfituar asnje lek askund. Ky trap politik nuk mbush edhe kur i nxjerr kontraten qe vete i ka bere ne bashki Ndreu Security ne mars te ketij viti duke e ditur mire qe une nuk kam asnje kuote ne ate biznes.

Eshte nje turp niveli ku ka rreshqite opozita e Lulezim Dumes dhe e Grida Bashes ! Thashe mos te merrem me ta se nuk ja vlen, por meqe nuk dine çfare thone, le te shihemi ne gjygj per shpifje e te me gjejne leket qe kam perfituar ! Sbehet ndryshe me keto mashtrues e diletante.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Universitetet amerikane forcojnë rregullat, shpresojnë të përmbajnë protestat kundër luftës

Universitetet amerikane forcojnë rregullat, shpresojnë të përmbajnë protestat kundër luftës