Pjesë e grupit të ‘skifterave’ që grabitën mbi 60 banesa në Francë, Apeli i GJKKO dënon me 7 vite e 4 muaj burg Bardh Hotin

Pjesë e grupit të ‘skifterave’ që grabitën mbi 60 banesa në Francë, Apeli i GJKKO dënon me 7 vite e 4 muaj burg Bardh Hotin

GJKKO

Apeli i GJKKO ka ulur në 7vite e 4 muaj burgim dënimin e Bardh Hotit (Fatbardh Hoti, Fatbardh Daci), dënuar nga shkalla e parë me 11 vite burg se vodhi 150 mijë euro (70,000 € cash dhe sende me vlerë) në Francë. Bardh Hoti u arrestua gjatë operacioni ‘Aquila 2019’ në maj të vitit 2019, si pjesë një grupi ‘skifterësh’ që vodhën më shumë se 60 banesa në Francë.

Apeli ka lehtësuar Bardh Hotin, nga akuzat për grup të strukturuar kriminal e pastrim parash. Bashkë me Bardhi Hotin u arrestuan edhe shtatë shqiptarë të akuzuar për vjedhje me forcë të rreth 70 apartamenteve në Nancy të Francës përgjatë tre muajve të fundit të vitit 2018.

Vlera e sendeve të vjedhura në grup kapte vlerën e 300 mijë eurove, duke përfshirë këtu bizhuteri, sende me vlerë dhe para cash. Grupi i shqiptarëve ra në gjurmë të autoriteteve policore, pasi kishin nisur hetimet për vjedhje në seri të kryera në rajonin e Nansy-t, në Francë, por edhe në Belgjikë e Itali.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi