Pjesë e Interit në derbin kundër Milanit, tani futbollisti rrezikon përjashtimin nga Italia

Pjesë e Interit në derbin kundër Milanit, tani futbollisti rrezikon përjashtimin nga Italia

Assane Gnoukouri

Nga Serie A te rreziku i përjashtimit nga Italia. Kjo është historia e Assane Gnoukouri, ish-futbollisti i Interit (11 ndeshje) dhe Udineses që është gati të aplikojë për azil. Siç raporton gazeta ‘Libertà’, 27-vjeçari ka kontaktuar edhe me avokatët për të zgjidhur çështjen.

Por le të përpiqemi të përmbledhim historinë e ish-mesfushorit nga Bregu i Fildishtë. Nga derbi titullar kundër Milanit, te problemi i zemrës që e detyroi të ndërpresë përkohësisht futbollin, duke kaluar në hetimin e kryer nga Prokuroria e Parmës ku u zbulua identiteti i vërtetë i tij, pikërisht Alassane Traore.

Futbollisti luajti në Seria D me Maranon para mbërritjes me të rinjtë e Interit në 2014. Më pas debutimi në Serie A me fanellën e zikaltërve e deri te derbi ndaj Milanit që u luajt nga minuta e parë për të dhe sot rrezikon për t'i thënë lamtumirë Italisë përgjithmonë.

Në mesin e vitin 2017 ai ndaloi përkohësisht futbollin, për shkak të një problemi në zemër. Tani 27-vjeçari është përfshirë në çështjen ligjore që zbuloi identitetin e tij të vërtetë, përkatësisht Alassane Traore.

Assane Gnoukouri dhe Mancini

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë