Pjesë e kartelit shqiptar më të madh të drogës/ Kush është Vladimir Lesaj, raportuesi dhe financieri i Eldi Dizdarit! Zbardhet dosja kriminale

Pjesë e kartelit shqiptar më të madh të drogës/ Kush është Vladimir Lesaj, raportuesi dhe financieri i Eldi Dizdarit! Zbardhet dosja kriminale

Eldi Dizdari dhe disa momente nga operacioni i policisë

TIRANË- Vladimir Lesaj është një nga të arrestuarit, pjesë e kartelit më të madh shqiptar të drogës i shkatërruar pak ditë më parë. Ai kishte një rol shumë të rëndësishëm në grup, ishte përgjegjës financiar për blerjet e sasive të kokainës që magazinoheshin në Holandë si edhte ishte raportuesi i parë tek drejtuesit e grupit, Dritan Rexhepi dhe Eldi Dizdari.

Gazetari i Report Tv, Elton Qyno ka zbardhur dosjen e plotë kriminale të lezhianit, i cili ishte në kërkim që prej 25 nëntorit të vitit 2019 e që u arrit të vihej në pranga e policisë më 17 shtator të 2020, si pjesë e operacionit "Los Blancos". Lesaj kishte një pozicion të fortë dhe të qëndrueshëm në organizatën krimianale, ku monitoronte çdo ngarkesë që hynte në Itali, ose e thënë ndryshe ishte njeriu që mbante përgjegjësi për gjendjen në magazinë dhe shitjet në shtetin fqinj.

Si rezultat i hetimeve prokurorët italianë kanë faktuar tre episode të trafikimit të drogës. Më konkretisht rasti i parë ishte në 5 dhjetor 2015 në Vipiteno të Bolzanos, ku Lesaj importoi nga Holanda në Itali 11.5 kg kokainë, sasi kjo e cila u arrit të kapej nga policia. Rasti i dytë ishte në janar të vitit 2016, 2 kg kokainë sërish nga Holanda drejt Milanos, por edhe kësaj here dështoi. Rasti i tretë më 27 janar 2016 nga Holanda po drejt Milanos. Bëhej fjalë për 3 kg kokainë, e cila sërisht u kap nga policia së bashku me korrierët.

Lesaj ishte pjesë e grupit të quajtur "Kompania Bello", kjo për shkak se anëtarët e kësaj bande njiheshin si "meshkuj simpatik" që krijonin lidhje me bukuroshet e shoëbizit, jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë. Rasti konkreti ishte Eldi Dizdari martuar me ish- misin Suada Sherifi. Ky grup u shkatërrua më 17 shtator të këtij viti. Hetimet për shkatërrimit të këtij grupi, i cili drejtohej nga një 40-vjeçar, i njohur si Dritan Rexhepi kanë zgjatur për 5 vite me radhë, ku janë kapur rreth 4 tonë kokainë dhe mbi 5.5 milion € në para.

Në këtë kartel droge i quajtur "Kompania Bello" 5 nga të arrestuarit janë kapur në Shqipëri. Më konkretisht mësohet janë arrestuar Gentjan Manaj në Tiranë, Elvis Jaupaj dhe Jorin Llambro në Vlorë, Rexhino Ibrahimi  në Durrës, Vladimir Lesaj në Lezhë, ndërkohë që Eldi Dizdari është arrestuar në Dubai, një person me rekorde kriminale të theksuara në fushën e trafikimit të drogave të forta dhe krimeve ndaj personit i cili do të ekstradohet drejt Italisë. Ndërkohë në vendet Europiane janë arrestuar shqiptarët e tjerë Lek Colaj, 40 vjeç në Rumani; Gjergj Lesaj, 38 vjeç në Holandë, Sokol Aliko (Memetaj) 36 vjeç në Spanjë, Robert Varga, 44 vjeç në Hungari. Ky grup kontrollonte të gjithë zinxhirin, nga rregullimi i dërgesave të mëdha direkt nga Amerika e Jugut deri te shpërndarja në të gjithë Evropën. Më pas paratë e fituara nga ku aktivitet i drogës, i pastronin me anë të një skeme të mirë menduar. Ato sillnin lekët nëpërmjet sistemit të remitancave (paratë e dërguara nga emigrantët). Nëpërmjet pikave të transferimit të parave, ato dërgonin paratë në këto agjenci në vende të caktuara. Një operator tjetër tërheq shumën ekuivalente diku tjetër në botë dhe ia kalon marrësit të synuar. Kështu ato nuk linin asnjë gjurmë të dyshimta, duke pastruar kështu miliona euro përmes këtij sistemi.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turp: 24/09/2020 08:48

    Turp turp per kete kryekorruptues

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi