Pjesë e Leicester dhe Brentford, një shqiptar merr postin e rëndësishëm në klubin e Ligue I

Pjesë e Leicester dhe Brentford, një shqiptar merr postin e rëndësishëm në klubin e Ligue I

Viktor Bezhani (djathtas)

Viktor Bezhani, shqiptari 38-vjeçar ka marrë postin e skautit (vëzhguesit të lojtarëve dhe talenteve) në klubin e Toulouse në Ligue I në Francë. Me një përvojë të gjatë edhe në Premier League, Bezhani u shpreh i lumtur për këtë aventurë të re.

"Jam i lumtur që i bashkohem Klubit të Futbollit të Toulouse dhe mund të kontribuoj në suksesin e kësaj skuadre. Është gëzim dhe përgjegjësi e madhe për mua të jem pjesë e një projekti kaq inovativ”, tha Bezhani në prezantim.

Më herët Viktor Bezhani ka qenë pjesë e Kroacisë U-19 në rolin e shefit të analizës, si edhe shefi i skautëve te Legia e Varshavës në sezonin 2017-18. Karriera e tij pas aventuës në Poloni vijoi si skaut te Brentford, Uotford dhe Leicester City në Premier League. Tanimë veç futbollistëve, trajnerëve dhe drejtorëve sportivë, shqiptarët po bëjnë mirë edhe në zbulimin e talenteve të rinj në elitën e futbollit evropian.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale