Pjesë të trafikut të drogës e prostitucionit, SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të 4 vëllezërve Hoxha

Pjesë të trafikut të drogës e prostitucionit, SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të 4 vëllezërve Hoxha

SPAK

SPAK ka nisur goditjen e një grupi kriminal, në trafikimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike në disa vende të BE-së dhe të udhëhequr nga Jetmir Kastrati (Sokol Krasniqi).

Lidhur me nisjen e hetimeve SPAK njofton se ka kërkuar konfiskimin e pasurve të disa pjesëtarëve të këtij grupi, 8, ndërkohë që 4 prej tyre janë vëllezër Zamir Hoxha, Vladimir Hoxha, Dilaver (Oliver) Hoxha dhe Mentor Hoxha.

Këta vëllezër sipas SPAK janë hetuar apo dënuar në Itali për pjesëmarrje në organizatë kriminale, prostitucion dhe emigracion klandestin si dhe për trafikim të lëndëve narkotike.

'Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në zbatim të ligjit Nr. 10 192, datë 03.12.2009, “ Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit dhe Korrupsionit nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë ”, i ndryshuar, ka regjistruar kryesisht procedimi pasuror nr. 3, datë 01.02.2024 në lidhje me pasuritë e subjekteve Zamir Hoxha, Vladimir Hoxha, Dilaver (Oliver) Hoxha, Mentor Hoxha, Alfonc Hoxha, Gabriel (Admir) Bici, Rampo Qinami dhe Ervin Çejku, si dhe personave të lidhur me ta.'. njofton Prokuroria e Posaçme.

Alfonc Hoxha është një prej djemve të vëllezervë subjekt i hetimit pasuror, i dënuar në Gjermani për lëndë narkotike. Gabriel Mici, gjithashtu nip i vëllerzve, i dënuar në Britani në vitin 2017, gjithashtu për lëndë narkotike. Ervin Çejku, nip i vëllezerve, i dënuar në Suedi për trafik narkotikësh dhe Rampo Qinami arrestuar në Britani për trafik narkotikësh.

'Subjektet e këtij hetimi pasuror vëllezërit Zamir Hoxha, Vladimir Hoxha, Dilaver (Oliver) Hoxha dhe Mentor Hoxha, që përpara vitit 2012 kanë qenë të dyshuar, janë hetuar apo janë dënuar nga autoritet hetimore apo gjyqësore në Itali, për vepra penale të rënda si “Pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim shfrytëzimin dhe favorizimin e prostitucionit”, “Emigracioni klandestin” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.
Subjekti i hetimit pasuror Alfonc Hoxha, djali i vëllait të katër subjekteve të tjerë, është arrestuar në Gjermani në vitin 2020, për veprën penale “Shkelje e ligjit për lëndët narkotike”.
Subjekti i hetimit pasuror Gabriel (Admir) Bici, djali i motrës së katër subjekteve të tjerë, më datë 27.04.2017, është arrestuar nga autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar, në kuadër të Operacionit “Mudde” me qëllim shpërbërjen e një organizate kriminale që merrej me riciklimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike.
Subjekti i hetimit pasuror Ervin Çejku, djali i motrës së katër subjekteve të tjerë, është arrestuar në Suedi për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”.
Subjekti i hetimit pasuror Rampo Qinami, djali i motrës së katër subjekteve të tjerë, është arrestuar nga autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.', njofton SPAK.

Pas tre kërkesave të SPAK, GJKKO vendosi sekuestrimin e 28 pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme në pronësi të subjekteve të hetimit pasuror apo personave të lidhur me ta.

Lista me pasuritë për konfiskim sipas kërkesës së SPAK: 

Pesë llogarive bankare me gjendje në total rreth 94 000 (nëntëdhjetë e katër mijë) Euro;
Pesë llogarive bankare me gjendje në total rreth 145 000 (njëqind e dyzetë e pesë mijë) lekë;
Pasurisë së paluajtshme të llojit “truall” dhe “arë” me sipërfaqe 600 m², prej së cilës 145.6 m² truall dhe ndërtesë 134.3 m², ku ndërtesa është godinë banimi 3 kate (sip. kt. përdhe 134.3 m², sip. verande 3.7 m², sip. kt. parë 134.7 m², sip. kt. dytë 134.7 m²), me adresë fshati Domje, Bashkia Vorë, Qarku Tiranë, në pronësi të shtetasit K.H;
Pasurisë së paluajtshme të llojit “truall” dhe “arë” me sipërfaqe totale 600 m², prej së cilës 166.1 m² truall dhe ndërtesë 137.1 m², ku ndërtesa është godinë banimi 2 kate (sip. kt. përdhe 137.1 m², sip. kt. parë 146.6 m²), me adresë fshati Domje, Bashkia Vorë, Qarku Tiranë, në pronësi të shtetasit Mentor Hoxha;
Pasurisë së paluajtshme të llojit arë, me sip 800 m², me adresë fshati Domje, Bashkia Vorë, Qarku Tiranë, në pronësi të shtetases S.D (H).
Pasurisë së paluajtshme të llojit “arë”, me sipërfaqe të përgjithshme 8 000 m², me adresë fshati Domje, Bashkia Vorë, Qarku Tiranë, në pronësi të shtetasit të D.Ç;
Pasurisë së paluajtshme të llojit “Njësi”, me sipërfaqe ndërtimi 325.8 m² (sipërfaqe social ekonomike 290.5 m² dhe sipërfaqe takuese 35.3 m²), me adresë Mëzez, Njësia Administrative Kashar, Tiranë, në pronësi të shtetasit Dilaver (Oliver) Hoxha;
Pasurisë së paluajtshme të llojit “arë”, me sipërfaqe 9 936 m², me adresë Fushë Mamurras, Kurbin, në pronësi të shtetasit K.H.;
Pasurisë së paluajtshme të llojit “arë”, me sipërfaqe 22 500 m², me adresë Fushë Mamurras, Kurbin, në pronësi të shtetasit Gabriel (Admir) Bici;
Pasurisë së paluajtshme të llojit “arë”, me sipërfaqe 28 000 m², me adresë Fushë Mamurras, Kurbin, në pronësi të shtetasit Gabriel (Admir) Bici;
Pasurisë së paluajtshme apartament B4/8 që përbëhet nga 1+1 me ambiente ndihmëse, me sipërfaqe 57.01 m², në godinën e banimit 5 kate + 1 kat “Roof Garden” në Dhërmi, Himarë, Vlorë, në pronësi eventuale të shtetasit Vladimir Hoxha;
Pasurisë së paluajtshme të llojit “arë”, me sipërfaqe 2 000 m², me adresë fshati Lalëz, Durrës, në bashkëpronësi të shtetasve M.B dhe F.B;
Pasurisë së paluajtshme kati i parkimit nën tokë me sipërfaqe prej 742.05 m², e ndodhur në godinën e banimit dhe shërbimit 6 katëshe në Rrugën “Frang Bardhi”, Tiranë, e përfituar me kontratë sipërmarrje me porositës dhe në pronësi eventuale të shtetases F.B.
Pasurisë së luajtshme motor marka BMË, modeli “R 1200 GS”, viti i prodhimit 2016, në pronësi të shtetasit Zamir Hoxha;
Pasurisë së luajtshme automjet marka Volvo, modeli “240GL”, viti i prodhimit 1993, në pronësi të shtetasit S.H;
Pasurisë së luajtshme automjet marka Cadillac, modeli “Coupe Deville”, viti i prodhimit 1965, në pronësi të shtetasit Mentor Hoxha;
Pasurisë së luajtshme automjet marka Peugeot, modeli “107”, viti i prodhimit 2011, në pronësi të shtetases S.H;
Pasurisë së luajtshme, automjet marka Mercedes Benz, model E320CDI, vit prodhimi 2002, në pronësi të shtetasit E.Ç.
Pasuri e luajtshme, automjet marka Daimler Chrysler, model CLS320CDI, viti i prodhimit; 2006, në pronësi të shtetases R.Ç.
Pasurisë së luajtshme, automjet marka Ford, model Fiesta, viti i prodhimit 2009, në pronësi të shtetasit S.Q. 

G.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat