Pjesëmarrja e ambasadorëve në takimet e Ramës me diasporën, Bardhi: Po përgatisim kallëzim penal në SPAK! Presidenti të reagojë

Tirane- Duke ndarë foto nga takimi i kryeministrit Rama me shqiptarët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi thotë se ambasadorët po bëhen pjesë e aktiviteteve politike të Partisë Socialiste.

Bardhi thotë se trupa diplomatike po kthehet në trupë elektorale e partisë në pushtet.

“Shkrirja e shtetit me partinë në zgjedhje dhe përdorimi i Trupit Diplomatik si trupë elektorale e partisë në pushtet, është një cënim i rëndë i zgjedhjeve dhe një rast unik në botë. Kurrë, askund, Trupa Diplomatike nuk merr pjesë në aktivitete partiake dhe aq më pak nuk shërben si trupë elektorale e partisë në pushtet. Funksioni kërkon paanësi politike dhe përfaqësim me dinjitet të Shqipërisë në Botë” shkruan Bardhi.

Bardhi bëri të ditur se ka udhëzuar përgatitjen menjëherë të një kallëzimi penal në SPAK ndaj Edi Ramës, Taulant Ballës, ambasadorëve që janë evidentuar deri më tani në aktivitete partiake/zgjedhore dhe stafeve të tyre përkatëse diplomatike.

Bardhi i kërkon dhe Presidentit të Republikës të ndërhyjë menjëherë për të mbajtur përgjegjës përpara ligjit secilin ambasador që në shkelje brutale të ligjit ka organizuar dhe merr pjesë në veprimtari politike të kryetarit të Partisë Socialiste dhe drejtuesit Politik për Diasporën të Partisë Socialiste në kuadër të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

Reagimi i plote 

Aktivitetet politike të Edi Ramës dhe Taulant Ballës jashtë vendit gjatë kësaj kohe kanë provuar jo vetëm braktisjen nga shqiptarët, por edhe një fenomen kriminal, atë të shkrirjes së shtetit me partinë. Kjo është aq evidente, saqë edhe Ambasadorët në SHBA, Kombet e Bashkuara, Itali, Gjermani, Greqi, Çeki, etj., në dhunim brutal të ligjit, marrin pjesë në aktivitete partiake me qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë, duke shpërdoruar funksionin, duke përdhosur figurën e përfaqësuesit të shtetit shqiptar (jo partisë) në botë, si dhe duke cënuar barazinë e palëve në zgjedhje.

Shkrirja e shtetit me partinë në zgjedhje dhe përdorimi i Trupit Diplomatik si trupë elektorale e partisë në pushtet, është një cënim i rëndë i zgjedhjeve dhe një rast unik në botë. Kurrë, askund, Trupa Diplomatike nuk merr pjesë në aktivitete partiake dhe aq më pak nuk shërben si trupë elektorale e partisë në pushtet. Funksioni kërkon paanësi politike dhe përfaqësim me dinjitet të Shqipërisë në Botë.

Sipas ligjit nr. 23/2015, Shërbimi i Jashtëm është pjesë përbërëse e Shërbimit Civil të Republikës së Shqipërisë dhe vepron në bazë të parimeve të profesionalizmit, integritetit, dhe PAANËSISË POLITIKE. Përveç detyrimeve të parashikuara nga ligji për nëpunësin civil, Ambasadorëve dhe stafeve të tyre NUK U LEJOHET me ligj të bëjnë pjesë në asnjë parti, organizatë ose shoqatë politike apo TË MARRIN PJESË në veprimtaritë e organizuara prej tyre. Shkelja e këtyre detyrimeve ligjore passjell shkarkimin nga detyra.

Në mënyrë të vazhdueshme OSBE-ODIHR ka rekomanduar ndalimin e keqpërdorimit të burimeve shtetërore për të krijuar avantazhe të konsiderueshme të partisë në pushtet në zgjedhje, si dhe ka rekomanduar që organet ligjzbatuese të veprojnë në kohë dhe me vendosmëri për të ndëshkuar këtë fenomen.

I kërkoj Presidentit të Republikës z. Bajram Begaj, si autoriteti kushtetues përgjegjës për dekretimin e Trupit Diplomatik të Shqipërisë kudo në botë, që të mbajë qëndrim publik për t'u distancuar nga aktiviteti i paligjshëm politik i Ambasadorëve dhe stafeve të Ambasadave të Republikës së Shqipërisë në mbarë botën, në organizimin dhe pjesëmarrjen në aktivitetet partiake të Kryetarit apo Drejtuesit Politik të Partisë Socialiste me shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.

Gjithashtu, me kompetencat që i njeh Kushtetuta dhe ligji, Presidenti i Republikës ka përgjegjësinë për që të ndërhyjë menjëherë për të mbajtur përgjegjës përpara ligjit secilin Ambasador që në shkelje brutale të ligjit ka organizuar dhe merr pjesë në veprimtari politike të Kryetarit të Partisë Socialiste dhe Drejtuesit Politik për Diasporën të Partisë Socialiste në kuadër të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

Pa dyshim që ky është një KRIM që dënohet me 3 vjet burg nga Kodi Penal, sipas paragrafëve 1 dhe 4 të nenit 328/a të Kodit Penal “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”. Përgjegjësi penale sipas ligjit kanë Kryeministri Edi Rama dhe Ministri Taulant Balla, për përdorimin e burimeve njerëzore shtetërore për zgjedhje, dhe Ambasadorët e stafet e tyre diplomatike, për pjesëmarrje në aktivitete politike. Për këtë qëllim, kam udhëzuar përgatitjen menjëherë të një kallëzimi penal në SPAK ndaj Edi Ramës, Taulant Ballës, Ambasadorëve që janë evidentuar deri më tani në aktivitete partiake/zgjedhore dhe stafeve të tyre përkatëse diplomatike.

Apeloj Presidentin e Republikës dhe Prokurorinë e Posaçme të përmbushin në kohë, pa hezitim, misionin e tyre kushtetues, sipas përgjegjësive, për të garantuar zgjedhjet e lira dhe të ndershme, dhe për të ndëshkuar secilin zyrtar të shtetit që dhunon kaq brutalisht ligjin, për interesa të pushtetit personal të Edi Ramës!

Kryeministri Edi Rama ka ndërmarrë një tur me diasporën. Pas takimeve në Greqi dhe Itali dje ishte në Nju Jork ku mbajti takimin me shqiptarët e Amerikës. 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tedi: 27/10/2024 18:16

    Nuk e kuptoj pafytyresine e ketij tipi te nevertshem ! Nga njeriu a e ky dhe klani I PD e quahne Spakun organizate kriminale dhe nga ana tjeter bej e padi ne Spak!

    Përgjigju
  • Linda: 27/10/2024 15:08

    Gazmend Bardhi i ka marre me rradhe shante Spakun,shannte drejtesin dhe tani denoncon ambasadoret e do u bej kallzim penal!! Po mire more pleher e qelbur o krimineli i Elbasanit o bandit qe u beje shenja banditeve me kapuc qe te digjnin institucionet ne protest si te te padisim penalisht o funderrin ????

    Përgjigju
  • Ethem Lalaj: 27/10/2024 14:53

    O GAZ I ZI: - Nuk është shpallur FUSHATA ZGJEDHORE NGA PRESIDENTI O I MARRI NON GRATËS..! -Ku është parë që KRYETARI PSRTIS- KRYEMINISTËR KUDO QË SHKON TË MOS THOT..UNË DUA VOTAT TUAJA PËR TË BËRË SHQIPËRINË 2030.? -Po Saliu yt që ka bër FUSHATË ZGJEDHORE DUKE KËN PRESIDENT..E HARROVE.!? -Si të mos marri pjesë AMBASADORI NË MBLEDHHE PUNE ME K.MINISTRIN.? -GAZI: KËTË HERË NUK KE LLOGARITUR BILETAT E AVIONIT PËR KM.Siç duket nuk ta ka thën babi politikë.! - GAZI: KUSH E NXORI TROPOJANIN VRASËS PAPLEKA për të VRAR DR.XHUVANIN NË ELBASAN 2021 nga FURGONI JUAJ.? -A ISHTE KY SHKAKU QË BËRE KTHESËN 180 GRAD ME NON GRATËN.? -Çfarë ju tha deputeti BE Mecalister kur tufa Saliste shkoi në Strasburg,për TURPIN TUAJ,kur ky deputet OK nxori nga çadra LULIN & JU 2017,duke ju falur Edi 50 % të qeverisë,15 mil.E të pallatit Vlorë dhe PD humbi përsëri.!? -Si nuk e kuptoni që me Sb nuk ka PD,FITORE DERI 2029 e më tej.? -Nga 101 dosje krimi për Sb..vetëm 1 është hapur..KL.PARTIZANI ME MBI 50 VILA NË GJITHË RUROPËN = 2 MIL.RURO,PO HAPET 21 JANARI..TË TJERAT I KA NË MËNDJE SHBA,ANGLIA BE..DHE BABI YT POLITIKË DO TË ZJEI FASULE NË BALLKONIN 8 ME LIRIKËN(Sllobodsnkën) me nënën MILIKA KOLONELE E UDB.! -Dikur thoshin: KAVAJOTI TUTIKANI,FUTI QËNIN TE DUHANI.! •Këtë e kam mësuar kur i shërbeja popullit të mirë Kavajas- demokrat 1972-74..!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb