TIRANE- Një pasuri e vërtetë dokumentarë u dorëzua në Arkivin Qendror të Shtetit nga studiuesi Pjetër Logoreci gjatë një ceremonie të veçantë kushtuar këtij akti dhurimi dhe disa të tjerëve pararendës të pak muajve më parë.
Sipas drejtorit të Arkivit të shtetit Gjet Ndoj në prioritetet e këtij institucioni këtë vit i është dhënë rëndësi pasurimit të fondeve arkivore si nga bashkëpunimet me arkivat e rëndësishme si ai i Stambollit, Vatikanit, Londrës etj, por edhe nga dhurimet e personave të apasionuar pas historisë apo familjeve patriotike.
Dhurata e studiuesit Logoreci përmblidhte: një monolog të rrallë të Aleksandër Moisiut, i cili gjendet vetëm në arkivin e Vjenës dhe shumë fotografi të sendeve personale të aktorit brilant;
- 300 dokumente të viteve 1912-1913, ku përfshihet një korrespodencë mjaft e gjerë diplomatike e juridike, mes të cilave edhe një memorandum i Fan Nolit,
- një grup dokumentesh që pasqyrojnë një aktivitet tejet të ngjeshur patriotik të Dom Nikoll Kaçorrit,
- si dhe fotografi dhe pamje filmike të rralla nga zhvarrimi i eshtrave të tij në Vjenë.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO