Ish deputeti i PD-së, Azgan Haklaj si një ndër zërat më kritik të ish kryeministrit Sali Berisha e kishte paralajmëruar edhe më herët lëvizjen e Berishës për të udhëhequr partinë e Metës.
I ftuar në Studio Live me gazetarin Arbër Hitaj, Haklaj u shpreh se Berisha nuk është udhëheqësi ligjor i PL-së, ndaj koalicioni nuk ka pse mban emrin e tij.
“Ka vetëm një PD, e cila u përball me një përpjekje të shëmtuar të Zhukrit për t’a mbajtur peng. Pastaj me atë të Celibashit, që u mundua të pengonte regjistrimin e PD-së.
Partia e Lirisë, ka kryetar Metën, kandidatët është firmosur nga Braimllari dhe juridikisht ëstë Meta dhe kjo që ka bërë Berisha është një hile e madhe.
Ky koalicion ka dy udhëheqës, atë shpirtëror që është Berisha dhe ai politikisht është Meta. Ata nuk mbështeten as nga qytetarët. Ishte një koalicion për interesat e tyre politike dhe jo për demokracinë.”- tha ai.
I pyetur për garën në Tiranë, Haklaj u shorësh poizitiv për kandidatin e PD-së, Ronald Bejko. Ai e cilësoi si garë të fortë ndërsa u kujdes të cilësonte Bejkon si kandidati i vetëm që vjen nga një forcë reale e djathtë.
“Është një garë e fortë në Tiranë, e vonuar nga PD për shkak të hallkave juridike. Megjithatë fakti politik është që PD është e regjistruar dhe është e vetmja forcë politike e djathtë.
Bejko ka një doktrinë politike të mirë. Basha e ka mbështetur Bejkon, ka qenë në takime në Gjermani është edhe tani në takime. Basha dhe Bejko kanë bërë takime bashkë etj.”- tha ai.
I pyetur për mos mbështetjen e Tabakut dhe Bardhit për Haklaj u shpreh se të gjithë deputetët e PD-së të mbështesin Bejkon.
“Shpresoj që deputetët e PD të kenë mësuar që data 14 maj është moment historik për PD, duhet të vijnë dhe të mbështesin Bejkon.”- tha ai.
Duket se me këtë hap të radhës, Sali Berisha kërkon zhdukjen e logos së Partisë Demorkatike në fletën e votimit. Kjo për arsye se votuesit priren që të identifikojnë logon dhe votat për shkojnë për PD e jo koalicionin e tij me Ilir Metën. Më herët, në vazhdën e këtij qëllimi, ato fshehën nga fleta e votimit emrin e Ilir Metës.