PL propozon mbulimin e plotë financiar të shërbimeve mjekësore për pensionistët, fjala e plotë e Ilir Metës

Tirane - Partia e Lirisë propozon mbulimin e plotë financiar të shërbimeve mjekësore për pensionistët.Kryetari i PL-së sot në një konferencë për median bëri publik dhe 4 propozimet që do përmirësojnë jetesën e të moshuarve në Shqipëri.

Fjala e plote e Ilir Metes

Do doja edhe një herë të uroja të gjithë qytetarët e Kosovës për 17 shkurtin, për ditëlindjen e shtetit të Kosovës, për këtë ngjarje madhore, jo vetëm për qytetarët e Kosovës, jo vetëm për të gjithë shqiptarët kudo në botë por edhe ngjarje madhore për rajonin tonë, pasi pavarësia e Kosovës, provoi të ishte të ishte një gur themeli shumë i fortë për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit tonë, që atëhere ngjarje të jashtëzakonshme kanë ndodhur që kanë të bëjnë me zgjerimin e NATO-s, përfshirë dhe vendin tonë dhe vende të tjera të rajonit, që kanë të bëjnë më procese historike të pakthyeshme të integrimit europian.

Është kenaqësi që të shohim në një kohë rekord, shteti më i ri i rajonit ka dëshmuar të jetë kampion jo vetëm në botë në xhudo, por ka treguar mbi të gjitha që mund të jetë kampion edhe në rajonin tonë në nivele edhe më të gjëra, për sa i takon demokracisë funksionale, në mënyrë të veçantë për sa i takon zgjedhjeve të lira e të ndershme që janë një problem shumë i madh për vendin tonë, për Serbinë dhe për shumë vende të tjera në këtë rajon. Kosova ka treguar që di të jetë lider në shumë indekse që kanë të bëjnë me transparencën me mirëqeverisjen me përfshirjen sociale, gjë që tregon që ky është një shtet i suksesshëm dhe njëkohësisht të gjitha përpjekjet për ta dështuar këtë shtet përmes projekteve tinzare për ndryshimin e kufijve, për ndarjen e Kosovës, për marxhinalizimin e saj, përmes të ashtuquajturit Ballkani i Hapur kanë dështuar dhe do të dështojnë edhe në të ardhmen, ndërsa besojmë që Kosova do të vazhdojë të konsolidojë arritjet e saj dhe të ketë vendin e merituar në Bashkimin Europian dhe në NATO. 

Atëherë, çështja dhe tema për të cilën edhe një herë do të kërkoja vëmendjen tuaj, ka të bëjë me situatën tejet të rëndë dhe dramatike të pensionistëve në të gjithë vendin, e cila ka ardhur duke u përkeqësuar në veçanti gjatë këtyre 11 viteve të qeverisjes nga ana e Rilindjes. 

Edhe nga konferenca e djeshme që zhvilluam me shumë drejtues të pensionistëve, të shoqatave të ndryshme që mbrojnë interesat e tyre apo të invalidëve të punës e kështu me radhë, konstatuam disa tregues shumë kokëfortë të cilët tregojnë jo vetëm përkeqësimin e situatës sociale ekonomike dhe të kujdesit shëndetësor për pensionistët gjatë kësaj dekade që qeveris rilindja por njëkohësisht kjo do të jetë temë kryesore për Partinë e Lirisë, për t’i dhënë zgjidhje, edhe ligjore edhe institucionale, edhe ekonomike, edhe financiare dhe për këtë do të shfrytëzojë të gjitha instrumentat që ne kemi sot dhe akoma më tepër ato që do të kemi nesër në qeverisjen e vendit. 

Së pari, një tregues shumë kokëfortë është rritja e diferencuar e pensioneve, kur krahasojmë periudhën 2005-2013 me periudhën e qeverisjes së rilindjes 2013-2023.

Kur krahason këto dy periudha është e qartë se pensionet e pleqërisë në zonat urbane janë rritur 3.6 herë më shumë në periudhën 2005-2013, sesa në periudhën kur ka qeverisur rilindja 2013-2023.

Po kështu Pensionet familjare në zonat urbane janë rritur 2.3 herë më shumë në periudhën 2005-2013 pra para rilindjes, krahasuar me periudhën e rilindjes 2013-2023.

Ndërsa pensionet e pleqërisë në zonat rurale janë rritur 6.4 herë më shumë në periudhën 2005-2013, krahasuar me periudhën e qeverisjes së rilindjes 2013-2023.

Ndërsa pensionet e invaliditetit në zonat rurale janë rritur 5.1 herë më shumë në periudhën para rilindjes, krahasuar me periudhën e rilindjes 2013-2023.

Ndërsa pensionet familjare në zonat rurale janë rritur 3 herë në periudhën para rilindjes 2005-2013, krahasuar me periudhën e rilindjes 2013-2023. 

Njëkohësisht një tregues tjetër është se çfarë ka mbuluar rritja e pensioneve në periudhën para rilindjes 2005-2013, krahasuar me periudhën e rilindjes 2013-2023.

Nga të dhënat e Fondit Monetar Ndërkombëtar del qartë se në përiudhën 2005-2013 inflacioni në tete vite rezulton të jetë 20% dhe rritja reale ekonomike në 40%. 

Dhe në këtë periudhë rritja e pensioneve të pleqërisë në zonat urbane në tetë vite është 74%, një rritje që ka mbuluar jo vetëm rritjen e çmimeve por dhe njëkohësisht ka përfshirë edhe rritjen reale ekonomike. 

Po në këtë periudhë (2005-2013) rritja e pensioneve të pleqërisë në zonat rurale është 184% duke tejkaluar së bashku indeksin mesatar të çmimeve, përfshi dhe indeksin e çmimeve të konsumit të mallrave dhe të shërbimeve për pensionistët, dhe po ashtu ka përfshirë edhe rritjen reale ekonomike.  

Pra, ndërsa rritja e pensioneve të pleqërisë në zonat urbane në 8 vite ishte 74% para rilindjes, në kohën e rilindjes është vetëm 25.6%, ndërsa për sa i takon pensioneve të pleqërisë të fshatit nga 184% në 8 vite para rilindjes është 36% në kohën e rilindjes, një përkeqsim dramatik. Dhe këto rritje të Rilindjes nuk kanë mbuluar dot edhe indeksin të konsumit të mallrave dhe shërbimeve të pensionistëve, jo më që të përfitonin pensionistët nga rritja reale ekonomike e vendit e cila shkon vetëm për PPP-të që kryesisht vidhen siç e dinë të tërë.  

Sa duhet të ishte rritja e pensioneve të pleqërisë nga rritja e çmimeve, si dhe përfitimi nga rritja reale e ekonomisë?

Në periudhën 2013-2023 rritja e çmimeve të artikujve ushqimore dhe pije është 59.1%. Pesha e shpenzimeve gjatë kësaj kohe dhe sot për ushqime në masën e pensionit është 59%. 

Në këtë periudhe indeksimi i masës së pensionit të pleqërisë do të duhej të ishte rreth 40% për të mbuluar rritjen e çmimeve përfshi të atyre ushqimore. Kur ndërkohë indeksimi i pensioneve në qytet është vetëm 25.6% dhe në zonat rurale është 36%.  

Qeveria gjithashtu do të duhet të konsideronte në rritjen e pensionit edhe rritjen ekonomike në periudhën 2013-2023 në masën 35.5% që gjë nuk ka ndodhur. 

Në total indeksimi dhe rritja reale e pensioneve do të duhej të ishte në 75.5% në fund të vitit 2023, krahasuar me fundvitin 2013. 

Dhe kjo do të thotë që pensioni i pleqërisë në fund të vitit 2023 duhet të ishte:

Në zonat urbane pensioni mesatar i pleqërisë do të duhej të ishte sot në nivelin 26,332 lekë në muaj, ndërkohë është 18,842 lekë. 

Ndërsa në zonat rurale sot pensioni i pleqërisë do të duhej të ishte në nivelin 14,477 lekë në muaj, ndërkohë është 11,239 lekë.  

Pra, qeveria i ka borxh secilit pensionist në zonat urbane mesatarisht në çdo muaj 7,489 lekë dhe në zonat rurale në 3,238 lekë muaj për shkak të mosindeksimit të plotë mbi bazën e inflacionit të artikujve ushqimorë dhe po kështu për shkak të mos llogaritjes në kompensimin e pensionistëve për shkak të rritjes ekonomike të vendit, nga ana e cila ata janë përjashtuar.  

Pensionistët jetojnë në kushtet e varfërisë absolute sepse vetë vlerësimi i Bankës Botërore për një person me të ardhura në 6.85 USD në ditë konsiderohet në kushtet e varfërisë absolute dhe ne dimë shumë mirë. 

Një pension mesatar mujor familjar në zonat urbane në masën 8,816 lekë në muaj është i barabartë me 2,98 USD në ditë, dhe në zonat rurale në masën 2,429 lekë në muaj është i barabartë me 0,82 USD në ditë. 

Një indeks kokëfortë i rëndësishëm është shkalla e zëvendësimit si raport i masës së pensionit në raport me pagën minimale në shkallë vendi dhe në raport me pagën mesatare që është përkeqësuar në dëm të pensionistëve vit pas viti.

Në vitin 2014 masa e pensionit mesatar të pleqërisë në qytet ishte 67 % e pagës minimale dhe 32% e pagës mesatare. 
Ndërsa 2023 masa e pensionit mesatar të pleqërisë në qytet është sa 47% e pagës minimale dhe 26% e pagës mesatare. 

Një diferencë e theksuar e masës së pensionit mesatar, si dhe shkallës së zëvendësimit krahasuar me vendet e rajonit.
Masa e pensionit në Shqipëri është 1.9 herë më e ulët se në Kosovë, 2 herë më ulet se në Maqedoninë e Veriut,  2.4 herë më e ulët se në Serbi, dhe 2.6 herë më  e ulët se në Malin e Zi.  
Masa e pensionit mesatar të pleqërisë (urbane dhe rurale) në fund të vitit 2023 në Shqipëri është 163 Euro ndërsa paga mesatare bruto 662 euro dhe  shkalla e zëvendësimit kundrejt pagës mesatare është 24.5%.

Masa e pensionit mesatar të pleqërisë në vitin 2023 në Kosovë është 309 Euro nga 163 që e kemi ne, dhe paga mesatare bruto është 643 Euro, ndërsa shkalla e zëvendësimit kundrejt pagës mesatare është 48.0% nga 24.5 që e kemi ne.
Masa e pensionit mesatar të pleqërisë në Malin e Zi në vitin 2023 është 425 Euro nga 163 që e kemi ne, paga mesatare bruto është 1018 Euro, ndërsa shkalla e zëvendësimit kundrejt pagës mesatare është 41.7% në raport me 24.5 që e kemi ne.
Masa e pensionit mesatar të pleqërisë në Maqedoninë e Veriut në vitin 2023 është 320 Euro, paga mesatare bruto është 886 Euro, ndërsa shkalla e zëvendësimit kundrejt pagës mesatare është 36.1% nga 24.5 që e kemi ne.

Masa e pensionit mesatar të pleqërisë në Serbi në vitin 2023 është 390 Euro, dhe paga mesatare bruto është 1057 Euro, shkalla e zëvendësimit kundrejt pagës mesatare është 36.9% nga 24.5 që e kemi ne.

Partia e Lirise dhe grupi i saj i ekspertëve shëndetësorë propozojnë:

Mbulimin e plotë financiar të të gjithë barnave, që përdoren nga pensionistët dhe të përshkruara me recetë mjekësore.

Mbulimin e të gjitha shërbimeve mjekësore dhe të infermierisë në banesë për të gjithë pensionistët me probleme shëndetësore.

Dhënien e shërbimit mjekësor me prioritet për pensionistët për evitimin e pritjeve të gjata në qendra shëndetësore apo spitale.
Sigurimin e shërbimeve mjekësore pa pagesë për rehabilitimin dhe fizioterapinë për pensionistët me sëmundje invalidizuese.

Sigurimin pa pagesë të materialeve mjekësore të trajtimit të pacientëve pensionistë në banesë, si dhe artikujve mjekësorë (paterica, karroca, shtretër ortopedikë), që mundësojnë lëvizjen dhe pavarësimin jetësor të pensionistëve.

Zbatimin e detyruar të protokolleve të geriatrisë në qendrat shëndetësore për pacientët pensionistë.

S.G/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ik mër karagjoz: 17/02/2024 16:06

    Premton ëndrra me sy hapur. Je bërë si Sudja

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Bournemouth turpëron Manchester Unitedin, e mposht 0-3 në

VIDEO/ Bournemouth turpëron Manchester Unitedin, e mposht 0-3 në "Old Trafford"