Placido Domingo dhe Ermonela Jaho interpretojnë “Thais” në Spanjë

Placido Domingo dhe Ermonela Jaho interpretojnë “Thais” në Spanjë

Ermonela Jaho dhe Placido Domingo

Sopranoja e njohur shqiptare Ermonela Jaho dhe tenori Placido Domingo janë duke bërë provat e fundit për shfaqjen operistike “Thais”, që do të shfaqet në Madrid të Spanjës.

Kjo shfaqje operistike do të prezantohet në skenën e “Teatro Real” të Madridit më 26 korrik dhe pritjet për këtë bashkëpunim janë mjaft të mëdha. Bashkëpunimi i sopranos shqiptare Ermonela Jaho me Domingon është interesant për dimensionet e tyre artistike dhe pritshmërinë e dëgjuesve.  

Premiera në skenën e Madridit në Spanjë vjen pas suksesit që patën Domingo dhe Jaho një vit ë parë në Kinë, ku ata nga datat 2 deri më 6 shkurt të këtij viti çelën sezonin operistik në skenën e Qendrës Kombëtare të Arteve në Pekin.

Placido Domingo ka shkëlqyer në rolin kryesor të Athanael-it dhe Ermonela Jaho në atë të Thais-it. Domingo dhe Jaho pritet t’i sjellin publikut spanjoll këtë herë një realizim të bukur, që të çon pas në kohë në Aleksandrinë e shekullit të 4-të, ku murgu i devotshëm Athanael përpiqet për konvertuar kurtizanen Thais në të krishterë, ndërsa dashurohet me të.

“Thais” është një ngjarje që të bën të reflektosh thellë mbi vlerat e shoqërisë, ku ndërthuren emocionet e forta shpërthyese, por edhe natyra medituese e karaktereve që e bëjnë këtë një vepër paksa ndryshe nga operat e Puçini-t apo Verdi-t. Prandaj Jaho e Domingo kanë krijuar me këto role një duet fantastik ku buron prej të dyve pasioni dhe energjia e madhe muzikore.

Ermonela Jaho tashmë njihet për role të mëdha dhe të rëndësishme, sikurse është edhe roli i kësaj shfaqjeje, ku Jaho do të prezantohet në rolin e Thais. Ajo deri më sot është prezantuar në teatrot më prestigjioze të botës, duke u shpërblyer shumë herë edhe me çmime të rëndësishme.  Njëkohësisht Domingo është një zë i rallë që ka fituar zemrat e spektatorëve në të gjithë botën.

Opera “Thais” kua ata do të jenë protagonistë është një vepër me tre akte e kompozuar nga kompozitori romantik francez Jules Massenet-i dhe e shkruar nga dramaturgu Louis Gallet-i, bazuar në novelën me të njëjtin titull të Anatole France-it. Shkrimtari francez është vlerësuar gjithashtu me çmimin Nobel në letërsi për novelën “Thais”, në vitin 1921.

Thais” u vu për herë të parë në skenë në Operën “Garnier” të Parisit, në 16 Mars të vitit 1894.

Në këtë vepër operistike murgu të ri, Athanael-it, në rolin e të cilit performon maestro Placido Domingo përpiqet të shpëtojë nga mëkatet dhe jeta e shthurur kurtizanen Thais, të interpretuar nga sopranoja shqiptare me famë botërore Ermonela Jaho. Pas përpjekjeve për të kthyer Thais-in në rrugën e drejtë të Zotit e krishtërimit, murgu rrëmbehet plotësisht nga ndjenjat më të forta për të, duke kapërcyer çdo vlerë, normë e besim të predikuar me këmbëngulje më parë.

Ndërsa Thais dergjej në shtratin e vdekjes, Athanael-i shkoi ta kërkonte për t’i thënë se asgjë në jetë nuk është aq e fuqishme dhe e vërtetë sa jeta dhe dashuria midis dy qenieve njerëzore. Vdekja e Thais e burgosi Athanael-in në një dëshpërim pa kthim, pasi jeta pa Thais për të nuk kishte më kuptim. Një histori e tillë e interpretuar nga dy ikona botërore të muzikës klasike sipas mediave spanjolle “e bën të mezipritur këtë shfaqje operistike”

Thais” ishte një nga veprat më të njohura, por që nga mesi i shekullit të 20-të, pak nga pak u la në harresë, por vitet e fundit kjo vepër është ringjallur duke u shfaqur në teatrot më të njohura në botë, kështu duke u përfshirë edhe njëherë në repertoin operistik.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    12 Nëntor, 09:46

    Si i vlerësoni sulmet ndaj kreut të SPAK, Dumani, e drejtësisë së re?



×

Lajmi i fundit

Ish-ministri Beqaj shkon sërish tek Kuvendi për dëshminë tek 'Sterilizimi', me pranga në duar poshtë xhaketës

Ish-ministri Beqaj shkon sërish tek Kuvendi për dëshminë tek 'Sterilizimi', me pranga në duar poshtë xhaketës