Plaçkiste bizneset në Trieste, 34-vjeçari shqiptar dëbohet pas dënimit me burg dhe gjobë

Plaçkiste bizneset në Trieste, 34-vjeçari shqiptar dëbohet pas dënimit me burg dhe gjobë

Policia italiane në një vendngjarje

Verona- Policia italiane në Trieste njoftoi se ka dëbuar nga vendi një 34-vjeçar shqiptar, të akuzuar për një seri plaçkitjesh të bizneseve.

Ishin efektivët e Komisariatit që shoqëruan për krahu të riun e sapoliruar nga qelia e burgut “Julian” drejt aeroportit të Veronës, për ta kthyer mbrapsht drejt Tiranës, me fluturimin e radhës.

34-vjeçari, siç raportojnë mediat lokale në rajonin e Friuli, “më 5 gusht ishte dënuar me një vit e gjashtë muaj burg dhe 360 ​​euro gjobë për vjedhje të rëndë të shumëfishtë”, dënim i cili u zëvendësua nga gjyqtari me dëbim nga territori kombëtar për pesë vjet dhe duke u mjaftuar me kohën e paraburgimit.

Emri i shqiptarit nuk u publikua nga mediat, por ai ishte gjetur fajtor, pasi së bashku po me një shtetas tjetër shqiptar, ishin përgjegjës për një vjedhje të rëndë në një farmaci në qendër të qytetit në muajin shkurt, si dhe një vjedhje e kryer një muaj më parë, në një lokal në Trieste.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Morën peng një 22-vjeçar pasi u përplasën me makinë, në pranga 2 autorët në Tiranë (EMRAT)

Morën peng një 22-vjeçar pasi u përplasën me makinë, në pranga 2 autorët në Tiranë (EMRAT)