Nikola Mersini, 58 vjeçari shqiptar nga Lushnja, u arrestua në Vlorë më datë 20 korrik të këtij viti për llogari të shtetit italian.
Mersini u kap pasi drejtësia në Itali e ka dënuar me 8 vite burgim për trafik të lëndëve narkotike.
Ky lajm ka gjetur jehonë edhe në mediat italiane për shqiptarin, ndaj të cilit kishte urdhër arresti nga Italia të lëshuar më qershor 2009.
Por Mersini ishte në kërkim nga Italia që nga shkurti 2005, pra gati 20 vite. Ai ndodhet tashmë në paraburgimin e Vlorës në pritet të plotësimit të procedurave të ekstradimit.