Plaçkitet shtëpia e Kluivert, hajdutët i rrahin bashkëshorten dhe marrin sende me vlerë
Justin Kluivert dhe bashkëshortja e tij
VALENCIA - Tre persona me të maskuar sulmuan dhunshëm vilën e futbollistit Justin Kluivert në një zonë urbane (Bétera) të mërkurën mbrëma dhe rrahën partneren e lojtarit holandez, sipas Plaza Deportiva. Kluivert ishte në Mallorca, duke u përqendruar me Valencian, në përgatitje për ndeshjen që skuadra nga "Mestalla" do të luajë sonte kundër Mallorcës.
Grabitësit kërcënuan dhe rrahën partneren e lojtarit për ta frikësuar dhe kanë marrë ora, bizhuteri dhe veshje me vlerë rreth 160.000 euro. Grabitja me dhunë ishte shumë e shpejtë. Hajdutët prisnin që çifti Kluivert të kthehej në shtëpi pasi shëtisnin qenin e tyre dhe më pas vazhduan me grabitjen, duke u futur fshehurazi në pronë.
Alarmi rrethues i shtëpisë nuk ishte i lidhur, gjë që lehtësoi grabitjen. Tre personat me kapuç, të cilët viktima i cilësoi si burra që i drejtoheshin me theks anglez, hynë në shtëpi nga kopshti. Pasi hynë brenda, ata kërcënuan të dashurën e lojtarit, e cila u godit, për t'u treguar se ku i mbante gjërat me vlerë. Në vetëm dy minuta morën atë që i interesonte dhe u larguan nga shtëpia.
Tanimë policia bën me dije se hetimet vijojnë, ndërsa bashkëshortja e holandezit kaloi një presion të lartë psikologjik, duke rrezikuar jetën nga grabitja në vilë.
S.DH/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Arrestohet Dako, Po i përmbush SPAK pritshmëritë në luftën ndaj korrupsionit?
-
Po
23.8%
-
Jo
68.4%
-
Nuk e di
7.8%
Vota total: 3629
Lajme të tjera
-
ZYRTARE/ Real Madrid njofton largimin e Benzema pas 14 vitesh
4 Qershor, 12:19
-
Diego Simeone: Vetëm katër herë në muaj seks? Këta lojtarë nuk luajnë në ekipin tim
3 Qershor, 13:58
-
400 milionë euro, Karim Benzema transferohet te kampionët e Arabisë Saudite! Do rivalizojë Ronaldon
1 Qershor, 17:16
-
Golashënues dhe kampion në Spanjë, Myrto Uzuni vlen 25 milionë euro
29 Maj, 17:13
-
Real Madrid dhe Barcelona humbasin të drejtën për ‘El Clasico’
26 Maj, 17:44
-
GOLAT/ Real Madrid fiton derbin e vogël, suksesi është për Vinicius! Espanyol 'çmend' Atl. Madridin
25 Maj, 12:58
-
GOLAT/ Kampion në La Liga, Barcelona fillon me 'dhuratat'! Valladolid i shënon 3 herë
24 Maj, 09:42
-
Jisu Krishti 'shuhet' për Vinicius Junior: Gjest emocionues! Arrestohen 7 tifozë
23 Maj, 16:38
-
VIDEO/ E turpshme në zemër të Europës, thirrje raciste nga gjithë stadiumi kundër Vinicius Junior: Majmun! Reagime të forta nga Real Madridi
22 Maj, 10:34
-
GOLAT/ Barcelona shpallet kampion në Spanjë për herë të 27-të! Valencia tri pikë shprese, Elche i vendit të fundit shtang Atletico Madridin
14 Maj, 22:59
-
VIDEO/ 'Perlë' e Asensio-s nga jashtë zone, Real Madrid bën detyrën në derbi
13 Maj, 22:56
-
18 vite me Barcelonën, kapiteni largohet në fundin e sezonit
9 Maj, 22:35