Plagjiatura që mund të shpëtojë një kryevepër

Plagjiatura që mund të shpëtojë një kryevepër

Logoja e vjetër dhe e reja (e akuzuar për plagjaturë) e TKOB

Logoja e kopjuar e TKOB-it ishte dje kryefjala e rrjetit. Siç ndodh shpesh me tema të ndryshme, logoja dje fshiu me një goditje të gjitha temat e nxehta të ditëve të fundit: batutat me mëkatet kapitale të ish kryeministrit, gatimi me këpuce i pretendentit për kryeministër, virusin po e po, se për të kemi ca muaj që sillemi sikur nuk ekziston. Madje, falë logos, dje nuk pashë as postime për ato emisionet e pasdites që mundohen të çiftojnë njerëz që s’duan të ciftohen.

U skdanalizova edhe unë për historinë e logos, por jo për të njëjtat arsye të shumicës:

- Jo për koston 1.6 milionë lekë. Në fakt procedura nuk kërkonte një logo të re, por një ribrandim total të institucionit, që mund të kushtojë edhe më shumë se aq.

- Jo për plagjiaturën në vetvete, sepse fatmirësisht jetojmë në një kohë ku mjafton çerek dite që dicka të kuptohet që është e vjedhur; në këtë kontekst, e pabuesueshme nuk është se si dikush është aq i pandershëm sa të ofrojë një logo të vjedhur, por si është aq budalla sa të mendojë që nuk do e zbulojnë.

U skandalizova, sepse në postimet e rrjetit, krahas logos së re, pashë edhe logon e vjetër. Nuk jam ndonjë i apasionuar pas operas, e akoma më pak ndaj baletit, por jam shumë i dhënë pas brand-eve, e nuk m’u besua që s’e kisha parë ndonjëherë atë logo. U fiksova gjatë duke i parë çdo detaj, e skandali i vërtetë për mua është vetëm një: kush dhe me ç’të drejtë ka vendosur që ajo logo duhet ndryshuar?

Në mendimin tim, ajo logo është një kryevepër. Ka brenda të kombinuara me një elegancë mahnitëse një instrument (violinë, violonçel a kontrabas) që përfaqëson operën, një balerinë që përfaqëson baletin dhe shqiponjën dykrenare që simbolizon kombin. Nëse duam ta çojmë më tej imagjinatën, kurbat e instrumentit duken edhe si perdja e hapur e një skene teatri. Çfarë kërkohet më shumë nga logoja e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit?

Unë nuk e di kur është bërë kjo logo. Nuk e di nëse është e këtyre 30 viteve apo daton që në fillimet e Teatrit. Nuk e di as nëse ai që e ka bërë jeton më apo jo, por dëshiroj ta komplimentoj kudo që të jetë.

Unë nuk di as kush e ka marrë vendimin që ajo duhej ndërruar. Di një precedent të pakendshëm që rastesisht ose jo ka aktorë të përbashkët: pak vjet më parë, RTSH-ja vendosi të ndryshojë logon e saj historike. Sapo pashë logon e re, më kujtoi në koncept logon e televizionit kroat. Në krye të 2 viteve, RTSH vendosi ta ndryshojë përsëri logon. Pasi kaloi rreth gjysmëshekulli me logon e saj historike, tani ka ndërruar 2 logo për 3 vjet. Çfarë nevoje kishte për këtë ndryshim? A dinë më pak drejtuesit e BBC-së që përdorin prej 63 vjetësh të njejtin simbol, thjesht duke e rifreskuar herë pas herë sipas tendencave të kohës?

Unë e di që nga nesër, për këtë histori s’do kujtohet më asnjeri. Do kalojë si shumë nga historitë-histeri që pushtojnë rrjetin e largohen më të njëjtin vrull me të cilin shpërthejnë. Megjithatë, kaq sa ndodhi për Ministrinë e Kulturës dhe udhëheqjen e TKOB-it mund të jetë një mundësi e artë për t’u tërhequr nga një vendim krejtësisht i padobishëm dhe të shpëtojë logon ekzistuese. Fakti që teatri u rikonstruktua plotësisht në infrastrukturë e teknologji, nuk imponon doemos një logo të re. Në fakt, aty do vazhdoni të vini në skenë të njejtat shfaqje të shkruara 3-4 shekuj më parë. Shpresoj...

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jona: 11/02/2021 00:00

    Logo e vjeter fantastike. Si ka mundesi qe injoranca dominon akoma ne nje institucion kulture si TOB? Se c'emer tjeter mund ti vesh kesaj situate!?

    Përgjigju
  • Shqiptari: 10/02/2021 19:45

    Mirmbrema Edhe une si ky zoteria qe ka bere shkrimin, dhe duke ju vene edhe juve si media noten 10, qe keni botuar kete shkrim, te them te drejten shume shume rralle botoni shkrime qe kane si tematike kritiken dhe denoncimin e veprimeve te kryera cdo moment qe kjo qeveri apo e gjithe klasa politike ne pergjithesi kane bere dhe bejne ne dem te popullit Shqiptar qe prej 30 vitesh, pa harruar edhe periudhen e diktatures, Pra, habitem per cfare arsye duhej nderruar logoja.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë