ELBASAN- Uniformat blu kanë arrestuar një 50-vjeçar, i cili ka goditur me sende të forta ish-gruan dhe djalin e tij dhe në këtë mënyrë kanë parandaluar në kohë përkeqësimin e situatës.

Gjatë sherrit është dëmtuar edhe vetë 50-vjeçari N. J., si dhe daja i djalit, i cili ka ndërhyrë për të qetësuar konfliktin.

Tashmë i arrestuari do të përballet me akuzën për veprën penale "Dhunë në familje" në Gjykatën e Elbasanit.