TIRANE- Një plagosje me armë ka ndodhur pasditen e sotme gjatë një ceremonie fejese në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në Shkozë, kur shtetasi Remzi Brahimi, 51 vjeç, qëlloi me armë tip automatik, mbi 40-vjeçarin Hekuran Aliu.

I plagosur është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje duke bërë të mundur arrestimin e autorit.

Sipas policisë, plagosja e ndodhur gjatë ceremonisë së fejesës në Shkozë, ka ndodhur për motive banale.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)