BULQIZË-Dy minatorë janë plagosur ditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur në minierën e kromit në zonën D, ndërsa të plagosurit janë me inicialet A.S. dhe Sh.S.
Pas ndihmës së parë në spitalin e Bulqizës ata janë transportuar në Tiranë te Spitali i Traumës dhe sipas policisë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon hetimet për dokumentimin e zbardhjen plotë të rrethanave të ngjarjes. Në zonën D të minierës së Bulqizës operojnë disa subjekte të vogla.
Komento