KUKES - Një plagosje e kryer 16 vite më parë ka çuar në prangat e policisë 37-vjeçarin Agim Spahia dhe 44-vjeçarin Gëzim Voja.

Më 16 maj të vitit të largët 1999 dy të arrestuarit kanë plagosur rëndë më armë zjarri një shtetas kosovar në fshatin Mëzes të Kukësit, ndërsa vetëm gjatë ditës sotme është bërë e mundur dokumentimi ligjor i kësaj ngjarjeje dhe ndalimi i autorëve të dyshuar.

Sakaq surprizat për policinë nuk kanë mbaruar këtu, teksa gjatë kontrollit në banesën e Gëzim Vojës në fshatin Shtane të komunës Malzi iu gjetën 91 kallëpe tritoli, lëndë eksplozive e llojit e llojit Nobeleks TG si dhe 23 kapsollë.

Policia vijon punën për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje, ndërsa materialet procedurale i kanë kaluar prokurorisë së Kukësit.
 

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)