Dy të rinj të shpallur në kërkim për plagosjen e V.P para dy ditësh në Tufinë janë arrestuar sot.

Kristaq Karamanllari, 22 vjeç dhe Marjus (Mario) Isaj, 24 vjeç të dy banues në Tiranë qëlluan me mjete të forta dhe me armë zjarri shtetasit V. P. dhe B. B., duke e lënë këtë të fundit të plagosur lehtë në trup.

Ngjarja ka ndodhur në Tufinë, tek banesat e komunitetit rom, ku disa persona janë konfliktuar mes tyre për motive të dobëta dhe njëri prej tyre ka qëlluar me armë shtetasin V. P. rreth 30 vjeç.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com