Plagosen me thikë dy persona në Fushë-Krujë, nisen me urgjencë në spitalin e Traumës (VIDEO)

Dy të rinj janë plagosur me thikë sot në qytetin e Fushë-Krujës. Si rrjedhojë e plagëve të marra ata janë dërguar menjëherë në spitalin e qytetit, por më pas janë nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Për momentin nuk dihet arsyet apo shkaqet e këtij sherri me mjete prerëse, por në vendngjarje ka mbërritur policia. Bëhet me dije se personat janë Serdar Tali 22 vjeç dhe Elgert Gjoni 28 vjeç. Elgert Gjoni është në gjendje më të rëndë pasi është plagosur disa herë në bark, ndërsa më e qëndrueshme paraqitet gjendja për Serdar Talin, i cili është plagosur në shpatull.

Personat kanë lidhje familjare mes tyre pasi Gjoni është burri i motrës së Serdar Talit.

Për momentin dy të plagosurit nuk kanë treguar arsyet e kësaj ngjarje, ndërsa në vijim pritet të zbardhen edhe detajet.

1590055695_policika.jpg

Policia në vendin e ngjarjes

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb