Plagosen rëndë dy policë
gjatë një aksidenti në Elbasan

Plagosen rëndë dy policë<br />gjatë një aksidenti në Elbasan
Në mëngjesin e sotëm gjatë një aksidenti në segmentin Elbasan-Peqin kanë mbetur të plagosur rëndë dy policë të patrullës së përgjithshme të qytetit të Elbasanit.

Mjeti me te cilin udhëtonin doli nga rruga ne segmentin Elbasan-Peqin, pranë fshatit Bishqem. Nga aksidenti mbetën të plagosur dy efektivë të uniformave blu: Xhelal Toti dhe Rexhep Hyra.

Të dëmtuarit janë dërguar urgjentisht për në Spitalin Ushtarak të Tiranës dhe gjendja shëndetësore e tyre paraqitet tepër serioze. Mësohet se në vendin e ngjarjes ka shkuar grupi hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes.

Paraprakisht dyshohet se humbja e kontrollit të mjetit ka qenë dhe shkaku i aksidentit.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS