Këto janë momentet e para të sherrit dhe përleshjeve fizike, në të cilat është bërë protagonist sërish, futbollisti i QPR, Joey Barton. Ky i fundit shihet në imazhe ndërsa mbahet nga policia dhe e dashura e tij, pas një grindjeje në një lokal nate në Liverpool, ku mesfushori mbeti i plagosur lehtë.
Policia e Liverpoolit ka njoftuar mediat se futbollisti i Queens Park Rangers, Joey Barton u sulmua në orët e para të së hënës jashtë një klubi nate në këtë qytet. Barton u sulmua në ora pesë e gjysmë të mëngjesit jashtë klubit "Garlands", ndërsa agresori e ka goditur futbollistin në fytyrë. Pas incidentit, policia ka arrestuar djaloshin 21-vjeçar.
Barton është i njohur si një djalë problematik, por në incidentet e deritanishme ai zakonisht ishte agresori. Katër vjet më parë ai kaloi 77 ditë prapa hekuravepër sulm ndaj një person në qendër të Liverpoolit. Në të njëjtin vit, për shkak të sulmit ndaj atëbotë të ish-bashkëlojtarit në Manchester City, Osman Dabo, mori një dënim me katër muaj burg me kusht.(rb/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com