Plagoset me armë një 40-vjeçar në zonën e Shijakut. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme dhe mësohet se, i plagosur është A. Gryka. Burime policore thanë se, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30 minuta të ditës së djeshme për shkaqe që po hetohen dhe i plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin e Durrësit. A. Gryka mësohet se është jashtë rrezikut për jetën dhe ai kishte marrë një plumb në shpatull. Pas dëshmisë së të lënduarit, policia ka identifikuar autorin dhe e ka shpallur në kërkim. Deri në orët e pasmesnatës nuk ishte bërë arrestimi i tij.