Greqi-Një 36-vjeçar me origjinë shqiptare është plagosur ditën e sotme me armë zjarri në Athinë.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në rreth orës 10:20 në zonën e Kerameikos.

Shqiptari është plagosur në këmbë dhe aktualisht ndodhet në spitalin “Genimatas”.

Në vendngjarje janë gjetur 6 gëzhoja armë zjarri.

Nga hetimet paraprake dyshohet se autorë të ngjarjes mund të jenë 3 persona, raporton prothotema.gr.

Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të plagosjes.