Një 45-vjeçar është plagosur me armë zjarriShijak mbrëmjen e së martës. Mësohet se Denis Çumani është konfliktuar me dy kushërinjtë Dorian dhe Indrit Ferra dhe më pas konflikti ka degraduar në përdorimin e armës.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se shkaku i plagosjes është bërë një vajzë. Çumani i ka dërguar disa mesazhe vajzës, e cila ishte në një marrëdhënie me Indrit Ferrën.

Ditën e djeshme, vajza ishte takuar me Indritin dhe kishin shkuar edhe në një lokal. Gjatë kësaj kohe, asaj i kishin shkuar sërish mesazhi nga Çumani dhe u pikas nga Ferra.

Pasi ka përcjellë për në banesë vajzën, Indriti kishte marrë djalin e xhaxhait, Dorianin dhe së bashku kishin vajtur tek Çumani.

Ai ka dalë pasi është thirrur nga dy kushërinjtë. Fillimisht, ata e kanë rrahur dhe pastaj është qëlluar me pistoletë në brinjë. Plumbi e ka përshkuar tejpërtej duke e plagosur rëndë.

I plagosuri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, teksa dy kushërinjtë janë në kërkim nga policia.

Njoftimi i policisë

Shijak/Informacion paraprak

Rreth orës 22:30, në lagjen Kodër Shijak, shtetasit I. F., 38 vjeç dhe D. F., 35 vjeç (kushërinj), janë konfliktuar me shtetasin D. Ç., 45 vjeç, dhe gjatë konfliktit 45-vjeçari është plagosur me armë zjarri dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë po ushtrojnë kontrolle për kapjen e dy shtetasve I. F. dhe D. F.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të këtij rasti.