Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri ditën e sotme në lagjen Lugina në Shijak, pas një konflikti për motive të dobëta.

Burime për Report Tv bëjnë të ditur se i plagosur ka mbetur shtetasi Bjondi Guri, ndërsa autori është identifikuar si Elton Beqiri.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se i plagosuri është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia është vënë në ndjekje të autorit, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Shijak/Informacion paraprak-Rreth orës 17:30, në lagjen Lugina, Shijak, dyshohet se, pas një konflikti për motive të dobëta ndërmjet shtetasve B. G. dhe E. B., ka mbetur i plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi B. G.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e shtetasit E. B., autorit të dyshuar të plagosjes.

Shtetasi B. G. është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.