VLORË - Një aksion i Policisë së Vlorës për kapjen e disa trafikantëve të lëndëve narkotike, i zhvilluar mbrëmjen e djeshme, ka përfunduar me përleshje me armë zjarri mes efektivëve të rendit dhe disa prej personave të dyshuar si trafikantë. 

Një efektiv policie ka mbetur i plagosur gjatë këtij operacioni, pas një shkëmbimi të ashpër zjarri që pati midis forcave të rendit dhe trafikantëve. Sipas informacioneve të para përplasja ka ndodhur gjatë një kontrolli të befasishëm nga ana e policisë pranë zonë së njohur si "Kuzum Baba".

Rreth orës 19:30 policia e Vlorës në bashkëpunim me Prokurorinë kanë vënë në zbatim operacionin antidroge te koduar "Jeep", për ta finalizuar pas hetimeve  proaktive 1 mujore,  ku si rezultat i të cilit u bë i mundur sekuestrimi i rreth 50 kg lëndë narkotike marijuanë  e paketuar dhe arrestimi në flagrancë të 4 personave.

Ngjarja 
Ka qenë ora 19:30 minuta ku në një rrugë në zonën rurale do të bëhej një shkëmbim malli tip mariuanë e presuar , tip çokollatë ku në shkëmbim ishin shtatë persona, policia e cila ka ndjekur çdo lëvizje të trafikantëve ka ndërhyrë në momentin e fundit për arrestimin e personave si dhe sekuestrimin e drogës. Në këtë moment policia është pikasur nga trafikantët, dhe është shkëmbyer edhe zjarr midis tyre , pasi trafikantët posedonin dhe armë me vete. 

Nga përplasja me armë është plagosur dhe një efektiv police me iniciale A. B, ky ka marrë një plagë të lehtë në dorë dhe jashtë rrezikut për jetën.  Gjatë operacionit policor u angazhuan 35 forca policore të policisë Vlorë si dhe njësitë e Delta Force, të cilat kanë mundur të arrestojnë në flagrancë katër prej të dyshuarve.

Mësohet se të arrestuarit janë: Erald Metushi 30 vjeç, Erjon Çela 32 vjeç, Gjergji Dervishi 23 vjeç dhe Edison Begaj 37 vjeç. Po ashtu janë shpallur në kërkim dhe tre persona të tjerë të cilët kanë qenë bashkautor në këtë ngjarje. Mësohet se personat e shpallur në kërkim janë me inicialet G .M, K. M dhe A.B.

Pas shkëmbimit të zjarrit policia ka bërë të mundur fillimisht neutralizimin dhe kapjen e Edison Begaj. Me tej është ndjekur dhe është kapur në qendrën tregtare "Riviera" Erald Metushi si dhe Gjergji Dervishi dhe Erion Çela në afërsi të vendit të quajtur "Poliklinika"
 
Lënda narkotike është gjetur brenda automjetit tip “Jeep” ngjyrë gri që posedohej nga Edison Begaj. 

droge

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)