Protesta shkon keq! Militantët plagosin me mjete shpërthyese njërin nga simpatizantët (VIDEO)

Një protestues para Kuvendit është plagosur. Ai ka pësuar dëmtime të forta në pjesën e gjurit. Disa protestues të tjerë janë afruar pranë tij duke i lidhur këmbën që të ndalohet gjakderdhja. Dëmtimet e tij kanë ardhur për shkak të kapsollave që janë hedhur pak më parë në zonën para Kuvendit.

Kjo eshte nje copë e fishekzjarrit që eshtë nxjerrë nga këmba e protestuesit, çka tregon se ai eshte lenduar nga shperthimi i mjete pirroteknike qe militantet leshuan ndaj policise.

Grafia e kembes se protestuesit te plagosurit, pjeset e mjeteve shperthyese te mbetura ne kemben e tij

Edhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi se qytetari me inicialet E.B., 29 vjeç, i lënduar gjatë protestës ka marrë ndihmën e duhur mjekësore në spitalin Universitar të Traumës. Nga ekzaminimet e kryera, përkatësisht radiografia e kërcirit dhe këmbës, rezulton normale, pa dëmtime të strukturave. Nga plaga e marrë, mjekët kanë nxjerrë cifla mjetesh piroteknike.

Aktualisht 29-vjeçari ka përfunduar trajtimin dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.


Lajmi kryesor:

3 orë protestë/ Militantët breshëri kapsollësh drejt policisë, Basha-Ramës: Dëgjoje popullin më 8 qershor (VIDEO)


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv, Namir Lapardhaja: PS ka rritje, prej 'luftës civile' në PD! Partitë e reja të gjejnë forcë të bashkohen rreth euro-atlantizmit

Sondazhi i Report Tv, Namir Lapardhaja: PS ka rritje, prej 'luftës civile' në PD! Partitë e reja të gjejnë forcë të bashkohen rreth euro-atlantizmit