TIRANE- Një 33-vjeçar me iniciale F.K. ka rënë në prangat e policisë pas akuzohet se ka plagosur me grushte dhe mjete të forta 28-vjeçarin me iniciale A.D. i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës nën kujdesin e mjekëve. Ngjarja ka ndodhur në Fushë Mëzez ndërsa motivet e konfliktit nuk bëhen të ditura.
Ndërsa në pranga kanë rënë edhe dy persona të tjerë të cilët gjatë arrestimit të 28-vjeçarit kanë ndërhyrë duke kundërshtuar dhe goditur punonjësit e policisë për të penguar arrestimin e tij.
Në pranga ranë F. D., 39 vjeç dhe H. H., 35 vjeç (të dy banues në Tiranë).
Policia njofton se materialet procedurale iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.