Plagosi 50-vjeçarin tek ura e Bunës, kapet autori i dyshuar

Plagosi 50-vjeçarin tek ura e Bunës, kapet autori i dyshuar

1588087063_plagosjeshkoder.jpg

Policia ka kapur autorin e dyshuar të plagosjes së 50-vjeçarit me armë zjarri në urën e Bunës në Shkodër. Policia thekson se ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta, ku mbeti i plagosur 50-vjeçari Gëzim Biçi dhe është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Autori u kap disa minuta pas ngjarjes, pasi policia ngriti disa pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit si dhe bëri krehjen e zonës duke bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar të plagosjes.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Lajmi kryesor:

Konfliktet e pronësisë 'mollë sherri' për plagosjen në Shkodër! 50-vjeçari i shtrirë dhe i gjakosur në rrugë, arrestohet autori (PAMJET)


  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Komisioni Hetimor për Shëndetësinë mblidhet sërish sot, pritet miratimi i planit të hetimit dhe kërkesave për informacion

Komisioni Hetimor për Shëndetësinë mblidhet sërish sot, pritet miratimi i planit të hetimit dhe kërkesave për informacion