Plagosi gruan me thikë në hotel në Rrogozhinë, zbardhet dëshmia e burrit: Shokët e saj erdhën në dhomën time dhe më rrahën

Plagosi gruan me thikë në hotel në Rrogozhinë, zbardhet dëshmia e burrit: Shokët e saj erdhën në dhomën time dhe më rrahën

Foto ilustruese

Zbardhet dëshmia e bashkëshortit që plagosi bashkëshorten e tij italiane në Rrogozhinë. Sipas tij, gjatë kohës që po bëhej festa e ditëlindjes në katin e parë po bëhej shumë zhurmë. Ai është ankuar për zhurmën pasi ishte orë e vonë.

Fillimisht, sipas tij, kanë qenë disa miq të bashkëshortes së tij, të cilët kanë shkuar në dhomën e tij dhe e kanë rrahur. Më pas, në konflikt e sipër, ka shtuar, ka marrë një thikë të vogël dhe ka qëlluar bashkëshorten në pjesën e parakrahut. Policia vijon ta mbajë në Komisariat, por akoma nuk ka një vendim për të nëse do të ketë apo jo fletë arresti.


Lajmi kryesor:

Në të njëjtin hotel, por në dhoma të ndara për shkak të dhunës në familje, burri plagos me thikë gruan italiane në Rrogozhinë, u bezdis nga festa e ditëlindjes: Shokët e saj më rrahën


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

E 'dogji' me alkool dhe duhan, gjimnastja japoneze përjashtohet nga Lojërat Olimpike

E 'dogji' me alkool dhe duhan, gjimnastja japoneze përjashtohet nga Lojërat Olimpike