Plagosi inxhinierin e ERE se pati lidhje intime, 'arrest me burg' efektivit! Erjon Goxhara shfaq pendesë, do i bëhet ekspertizë për gjëndjen psiqike (VIDEO)

Tirane- Lihet në fuqi masa e sigurisë 'arrest me burg' për efektivin e policisë Erjon Goxhara cili plagosi inxhinierin e ERE-së, Lorenc Kosta pasi bashkëshortja e tij kishte pasur një flirt me të. 

Ky i fundit në seancë ka shprehur pendesë për veprimin që ka kryer në dëm të shtetasi Lorenc Kosta, ndërsa ka mbajtur të njëjtin qëndrim si para Oficerëve të Policisë Gjyqësore.

Avokatët kërkuan masë më të butë sigurie se arresti në burg me argumentin e tronditjes së rëndë psiqike, ndërsa prokuroria kërkoi masën e sigurisë 'arrest me burg'.

Gjykata pranoi kërkesën e avokatëve për ekspertizë të gjendjes psiqike.

Deri në këto momente, Goxhara po hetohet për vrasje me paramendim e mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje. Për këtë të dytën deri në momentin që do të provohet nëse arma e përdorur është e shërbimit ose jo.

Ngjarja u regjistrua më 19 gusht 2024 tek “Komuna e Parisit”

Goxhara u mbrojt nga dy avokatë të cilët kërkuan masë më të butë sigurie, nisur dhe nga gjëndja e rënduar psikologjike në të cilën ndodhet klienti i tyre dhe fëmijët e tij.

Do të verifikohen pamjet e sigurisë, si dhe do i bëhet ekspertizë gëzhojave që janë gjetur në vendin e ngjarjes dhe armës së shërbimit për të parë nëse kanë dalë nga kjo armë. Edhe pse efektivi ka pranuar se e ka qëlluar me armën e shërbimit.

Efektivi u vetëdorëzua 2 ditë pas krimit, pas komunikimeve që ka pasur me familjarët, ndërkohë avokatët kanë bërë me dije se një ndihmesë të madhe për të bindur efektivin të vetëdorëzohej ka dhënë dhe drejtori i policisë së Tiranës,Tonin Vocaj.

"Ai ka komunikuar shumë shpesh me të, bëjnë me dije avokatët. Vocaj e ka ndihmuar shumë pasi efektivi pasi qëlloi inxhinerin e ERE-së, në momentet e para ka dashur të merrte dhe një akt ekstrem ndaj vetes së tij' mëson gazetarja Keti Banushi.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • KANUNI: 23/08/2024 11:36

    Rri ne burg si legen dhe ing prape me gruan. Ti kishe vra te dy dhe ishe me nder kudo qofsh....

    Përgjigju
    • Partia: 23/08/2024 12:18

      Te lutem mos voto o idiot, akoma vrasje do kafsha.

  • Avokati: 23/08/2024 11:05

    Po armëmbajtje ska ky tipi ??? Ose ka dhe armëmbajtje pa leje ose shpërdorim armatkmi për shkak të detyrës, gjithashtu pas deklarimeve të gruas duhet ti fillojë hetim pasuror

    Përgjigju
    • Pali: 23/08/2024 12:35

      Ahahaha u hodhën patronazhistët në mbrojtje të polocit hajdut dhe qe ja dredh gruaja. Ju jeni të gjitjë si ky, prandaj e mbroni sepse gratë i lëshoni me shefat për dy pare

    • Avokati shk.UFO: 23/08/2024 12:02

      JO PO ME LEJE PA ARM.... PA ARM POR ME LEJE....

    • Po raku po: 23/08/2024 11:48

      SE KA SHPIN NË RROLLING HILLS POR NË ZONË RURALE.....

    • tanguli: 23/08/2024 11:47

      Ta mbeshtes per hetimin pasuror dhe armen dhe shperdorimin e municionit. Eshte polic ndaj leshon helm nga goja ti po ishalla ta kthe reston gruja jote njesoj e te shikojm si do e zgjidhesh!! apo do i thuash hypsit " ikkkk ore qelbanik """ hahahahaha amator

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarjet e fundit në vend ju shqetësojnë për nivelin e sigurisë?



×

Lajmi i fundit

Sezoni i ri, Dyrrah City Football Academy nis përzgjedhjet! Regjistrime falas, administrori Ndoci: Trajnerët e M.Cityt do qëndrojnë në Durrës

Sezoni i ri, Dyrrah City Football Academy nis përzgjedhjet! Regjistrime falas, administrori Ndoci: Trajnerët e M.Cityt do qëndrojnë në Durrës