Padia e pazakontë që ka shpërthyer rrjetin, vajza denoncon prindërit: Më lindën pa lejen time! Gratë shtatzëna të pyesin fëmijët para se t'i sjellin në jetë

Ndodh edhe kështu, vajza padit prindërit pse e lindën pa lejen e saj! Kass Theaz është e reja që ka depozituar padinë e pazakontë.

Përmes një videoje të hedhur në rrjetet sociale, e reja shprehet se “prindërit e saj nuk e kontaktuan sa ishte ende në barkun e së ëmës, për t’i marr leje se a donte të vinte në këtë botë”.

Veprim në kufijtë e çmendurisë, por që duket se tashmë është bërë jo vetëm viral, por edhe i publikuar nga mediat.

Pra, sipas saj, prindërit nuk morën pëlqimin e saj se a do donte ajo të lindte, apo jo.

“Unë kam paditur prindërit e mi, pasi ata më lindën pa lejen time. Pra prindërit që unë i padita, bënë që unë të vijë në jetë, nëna që më rriti, më lindi mua, prandaj dhe i padita. Sepse unë nuk dhashë pëlqimin tim të jem këtu”, shprehet Theaz.

“Unë nuk e dija se do të jetoja këtu, do të rritesha, do të suportoja veten, të punoja. Pra nuk dhashë pëlqimin tim për gjithë këtë. Ata nuk u munduan të më kontaktonin para se unë të lindja, pra ta kuptonin se a do të doja unë të isha këtu, prandaj i padita”, vijon ajo.

Ndër të tjera, Kass ka edhe një kërkesë po aq të çuditshme për gratë shtatzëna.

“Pra, nëse ndokush nga ju është shtatzënë, kontaktoni fëmijët tuaj nëse duan të lindin!”.

Por ajo nuk i përgjigjet dot shkencërisht dhe bioligjikisht pyetjes se si do e marrin përgjigjen nënat nga fetusi i paformuar ende apo një foshnjë e palindur? Por duket se Kass pak i intereson kjo gjë, tashmë ajo është bërë personazh i rrjetit.

A.Q/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarjet e fundit në vend ju shqetësojnë për nivelin e sigurisë?



×

Lajmi i fundit

SHBA: Vlerësojmë partneritetin e Serbisë në luftimin e agresionit të Rusisë në Evropë

SHBA: Vlerësojmë partneritetin e Serbisë në luftimin e agresionit të Rusisë në Evropë