VIDEO/ Plagosi kryeministrin sllovak, 71-vjeçari: E bëra sepse nuk bie dakord me politikat e qeverisë

 

Atentatori i kryeministrit të Sllovenisë

Policia sllovake ka publikuar videon e dëshmisë së atentatorit të kryeministrit Robert Fico, i cili u plagos me armë zjarri.

Shkrimtari është shprehur se arsyeja e aktit është se nuk është dakord me qeverisjen nën drejtimin e Ficos.

“E bëra sepse nuk bie dakord me politikat e qeverisë”,-shprehet ai.

Ai shihet në korridorin e një godine, që mendohet të jetë një komisariat policie dhe duart i ka të lidhura pas shpinës.

Sipas raportimeve, Tsintula ka bërtitur në drejtim të Fico-s teksa ky i fundit po fliste me mbështetësit e tij dhe kur i është afruar për t'i dhënë dorën, ka hapur zjarr.

71-vjeçari është një nga themeluesit e klubit letrar DÚHA, i hapur në vitin 2005. Deri në vitin 2016 ka qenë president i klubit dhe ka shkruar tre përmbledhje me poezi. Që nga viti 2015 është anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve sllovakë.

Sipas informacioneve, në vitin 2016 ai punonte si shofer në një qendër tregtare në Levice, qytetin që është vendlindja e tij.

Tsintula thuhet se kishte në pronësi të ligjshme armën të cilën e përdori për të shtënë në drejtim të kryeministrit sllovak. Ai u arrestua menjëherë pas incidentit të përgjakshëm.

Për median lokale Aktuality.sk ka folur djali i shkrimtarit, i cili ka thënë se është tronditur nga kjo situatë, ndërsa konfirmoi se babai i tij kishte leje për armë.


Lajmi kryesor:

Sllovaki/ Atentat Kryeministrit Robert Fico, në gjendje të rëndë për jetën! Arrestohet autori, një poet në pension! VIDEO e sulmit


K.M/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja