Gjykata e Kurbinit ka lënë në burg Aurel Shurbin, autorin e plagosjes së dyfishtë të ndodhur të martën pranë Urës së Drojës në Mamurras.

Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura, në bazë të provave të paraqitura nga prokuroria, gjykata e cilësoi të ligjshëm arrestimin e tij duke caktuar masën e sigurisë "arrest ne burg" për veprat penale vrasje në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy ose më shumë personave, e mbetur në tentativë" dhe "Armëmbajtja pa leje".

Aurel Shurbi plagosi me armë zjarri Agron Memen dhe Klevis Leken të cilët janë dajë e nip. Në pamundësi për t'u larguar disa orë pas ngjarjes Shurbi u vetëdorëzua tek shërbimet e policisë, ndërsa ka deklaruar se kishte qëlluar me armë pasi ishte provokuar nga Klevis Leka me të cilin kishin pasur konflikt bashkë me vëllain edhe më parë.