Plagosi me armë zjarri në dhomën e hotelit të riun në Ksamil, lihet në burg 28-vjeçari nga Shkodra

Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë, ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Edison Vyzaj autor i plagosjes së Taulant Beqirit, në një dhomë hotel në Ksamil. Për 27 vjeçarin që mbeti i plagosur është dhën masa e sigurisë "Arrest shtëpie" për veprën penale" Mos kallzim krimi" dhe "Prodhim dhe shitja e narkotikëve". 

Plagosja e 27-vjeçarit Tauland Beqirit, ndodhi pak ditë më parë në Ksamil në një dhomë hoteli tek kompleks ‘Gjilani’.  I riu, banues në Këlcyrë, mori një plumb në bark dhe ju nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale. Autori i plagosjes, Edison Vyzaj rezultonte me precedent të mëparshëm penal, pasi në Itali ishte kapur duke vjedhur me armë nëpër vila si dhe me lëndë narkotike.

Gjithashtu 'arrest me burg' gjykata ka caktuar edhe për shtetasin italian Makaëitage Perera 24 vjeç, i cili akuzohet për veprat penale, "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, si dhe "Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës".

 


Lajmi kryesor:

Ksamil/Zbardhet dinamika e plagosjes së 27-vjeçarit në hotel, autori: Doja t'ia hiqja pistoletën nga dora, por e plagosa pa dashje


M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ministrat e kryeministrit kanadez Trudeau në Florida për bisedime me ekipin e Trump

Ministrat e kryeministrit kanadez Trudeau në Florida për bisedime me ekipin e Trump