SARANDË- Një i ri ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Ksamil, në një dhomë hoteli tek kompleks ‘Gjilani’. Burime për Report Tv bëjnë me dije se ka mbetur i plagosur Tauland Beqiri, 20-vjeç, banues në Këlcyrë, i cili ka marrë një plumb në bark dhe po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale, por është jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq policia ka vënë në pranga autorin e plagosjes me armë zjarri i cili është Eidson Vyzaj, 28-vjeç, banues në Shkodër. Ende është e paqartë dinamika e ngjarjes apo përplasja mes të rinjve, ndërkohë që policia thotë se plagosja ka ndodhur nga pakujdesia.  

Autori i plagosjes, Edison Vyzaj rezulton me precedent të mëparshëm penal, pasi në Itali është kapur duke vjedhur me armë nëpër vila si dhe me lëndë narkotike.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:21
Plagosi me armë 20-vjeçarin në dhomën e hotelit në Ksamil, arrestohet pushuesi nga Shkodra! Policia: Ngjarja ndodhi nga pakujdesia

Është arrestuar autori i plagosjes së 20-vjeçarit, Tauland Beqiri, mbrëmjen e sotme në dhomën e një hoteli në Ksamil. Polica njofton se është arrestuar Edison Vyzaj, 28 vjeç banues në Shkodër. Blutë e Sarandës bëjnë me dije se plagosja me armë zjarri ka ndodhur nga pakujdesia. 20-vjeçari që mbeti i plagosur ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

‘Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e sotme ku mbeti i plagosur me armë zjarri një 33-vjecar. Identifikohet dhe arrestohet autori i plagosjes. Arrestohet 28-vjeçari nga Shkodra për plagosje nga pakujdesia. Si rezultat i reagimt të shpejtë dhe veprimeve profesionale të kryera nga Grupi Hetimor u bë e mundur zbardhja e ngjarjes dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Edison Vyzaj, 28 vjeç banues në Shkodër.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se rreth orës 20:45,  në një dhomë hoteli në Ksamil, nga pakujdesia shtetasi Edison Vyzaj ka plagosur 33 vjeçarin, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit pistoletë. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe  dokumentimin e plotë të  rrethanave të ngjarjes.’- njofton policia.