Plagosi me armë zjarri në mes të gjimnazit 15-vjeçarin në Laç, arrestohet adoleshenti! U kap në një banesë të braktisur në Kurbin

Policia ka arritur të zbardh konfliktin e ndodhur  mes dy nxënësve të gjimnazit "At Shtjefen Gjeçovi" në Laç, ku mbeti i plagosur me armë zjarri njëri prej tyre. Disa orë pas ngjarjes, blutë bënë të mundur arrestimin e autorit të dyshuar të plagosjes 17-vjeçarit A. Gj. Falë veprimeve të shpejta hetimore dhe kontrolleve të pandërprera shërbimet e policisë e lokalizuan dhe prangosen në një banese të braktisur në Kurbin.

Pak orë pas arrestimet të tij  u bë e mundur gjetja e armës së zjarrit e përdorur nga autori, të cilën e kishte hedhur për ta fshehur në një parcelë toke bujqësore, në afërsi të një ure në Sanxhak të Kurbinit. Në cilësinë e provës materiale u bë sekuestrimi i armës së zjarrit si dhe disa fishekëve luftarakë të cilët iu gjetën në dhomën e tij gjatë kontrollit të banesës.

Ndaj shtetasit A.GJ janë ngritur akuzat " Plagosje e rëndë me dashje" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve luftarake". Konflikti mes nxënësve të gjimnazit të Laçit, ndodhi rreth orës 12 e 20 minuta të së hënës jashtë ambienteve të shkollës, ku pas debatit verbal për motive të dobëta, 17-vjeçari me inicial A.GJ nxori pistoletën që e mbante me vete në shkollë dhe qëlloi në këmbë 15-vjeçarin L.RR, duke e lënë të plagosur. Ai u dërgua menjëherë për ndihmë mjekësore në spitalin e Laçit, nga ku bëhet e ditur se ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jetën.

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje