KUÇOVË- Policia ka arritur të identifikojë autorin e plagosjes me thikë të një 41-vjeçari mbrëmjen e kaluar në Kuçovë.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen "Llukan Prifti", pas një konflikti të çastit, ku 41-vjeçari E. B. Ka qëlluar me thikë 24-vjeçarin B. A., pas një konflikti të çastit. Ata kanë qenë duke pirë kafë së bashku dhe ka nisur një konflikt që ka degraduar deri në përdorimin e thikës.
Pas plagosjes, autori u largua nga vendi i ngjarjes, por është arritur të identifikohet dhe është shpallur në kërkim nga policia.
24-vjeçari vijon të jetë i shtruar në spital, por është jashtë rrezikut për jetën.