TROPOJË- 39-vjeçari Sajmir Margjekaj ka rënë në pranga si autor i dyshuar i plagosjes i 36-vjeçarit me inicialet S. M., mbrëmjen e djeshme në Cërrnicë të Tropojës, për motive ende të paqarta.
Burime zyrtare i thanë Shqiptarja.com se tre persona të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë për moskallëzim krimi, më konkretisht A. L., 54 vjeç; R. V., 52 vjeç; R. G., 54 vjeç. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme ku Margjekaj ka plagosur me thikë 36 vjeçarin S. M., cili ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale "Vrasja me dashje, mbetur në tentativë", "Mbajtja pa leje e armëve të ftohta" dhe "Moskallëzimi i Krimit".