Plagosi me thikë 5 persona në Xhaminë në Tiranë, avokati kërkon shtrim në spital psikiatrit të Rudolf Nikollajt
Rudolf Nikollaj dhe momente nga sulmi në xhami
Avokati i Rudolf Nikollaj, i cili në 19 prill plagosi me thikë 5 persona në xhaminë Dine Hoxha në Tiranë, ka kërkuar lirimin nga qelia të tij dhe shtrimin në spital psikiatrik . Avokati Isuf Shehi ka depozituar kërkesën dje në Gjykatën e Apelit të Tiranës, ku kërkon shtrimin dhe trajtimin e Rudolf Nikollaj në spitalin psikiatrik.
Rudolf Nikolla është lënë në burg me kërkesë të prokurorisë, ku akuzohet për veprën penale "veprime për qëllime terroriste", pas sulmit në xhami, ku plagosi 5 besimtarë myslimanë. Në lidhje me ngjarjen vetë familjarët tha se veprimi i Nikollajt nuk ka të bëjë aspak me radikalizëm, por se ai ka probleme të shëndetit mendor, që i ka shfaqur prej 6 muajsh dhe nuk kurohej. Edhe vetë avokati shprehet se Nikolla duhet të trajtohet në spital psikiatrik, pasi ngjarja nuk ka lidhje me terrorizmin, por me depresionin dhe problemet e tij mendore.
Më herët Report Tv siguroi videon ekskluzive nga sulmi në xhaminë "Dine Hoxha" te rruga e Kavajës, ku dukej Rudolf Nikollaj, i cili fillimisht hyri me qetësi në xhami, teksa në dorën e djathtë mbante thikën. Më pas ai ka filluar të sulmojë besimtare një e nga një duke i gjëmuar me vrap. 2 prej besimtarëve ai i ka plagosur brenda xhamisë, ndërsa më pas ka dalë jashtë saj duke sulmuar edhe 3 besimtarët të tjerë, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
Pas sulmit ai ka marrë biçikletën për t'u larguar, por është ndalur nga kalimtarët dhe besimtarët të tjerë deri sa erdhi policia dhe e arrestoi.
Rudolf Nikollaj
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
24.7%
-
Keq
61.5%
-
Nuk e di
13.7%
Vota total: 1261
Lajme të tjera
-
Protesta te bashkia ‘kuriozon’ turistët në Tiranë: Këtu s’ka shumë njerëz, në vendet tona dalin masivisht në rrugë
26 Prill, 17:18
-
Molotovët te bashkia e Tiranës, Balla: Arsyen e dhanë vetë protestuesit, thirrën lironi liderin e opozitës
26 Prill, 16:39
-
Studentët e Universitetit Stanford vizitë në Tiranë, takohen me Ramën
26 Prill, 16:15
-
Bashkia e Tiranës dhe ambasada franceze nënshkruajnë marrëveshjen në fushën e industrive kreative
26 Prill, 11:18
-
Volejboll meshkuj/ Tirana prek titullin, fiton edhe derbin e dytë me Partizanin
26 Prill, 11:17
-
Protesta/ Rithemelimi dhe PL s'heqin dorë nga dhuna, hedhin molotovë drejt Bashkisë së Tiranës (VIDEO + FOTO)
26 Prill, 07:32
-
Tiranë, protesta nesër, bllokohet bulevardi pranë bashkisë, policia bën thirrje të shmangen aktet e dhunës
25 Prill, 16:08
-
Vjen për herë të parë në Tiranë 'Festivali i Verës Merano', Veliaj: Histori suksesi për kryeqytetin, fokusi ynë të promovojmë produktet Made in Albania
25 Prill, 15:20
-
Godina e re për Bashkinë e Kamzës, anulohet tenderi mbi 8 mln lekë për projektin
25 Prill, 12:51
-
Basketboll meshkuj/ Fillon faza play-off, Besëlidhja fiton ndaj Tiranës në ndeshjen e parë
25 Prill, 11:55
-
Volejboll femra/ Skënderbeu shumë i fortë për Tiranën, korçaret me një dorë te titulli kampion! Fitojnë edhe në 'Asllan Rusi' (VIDEO)
25 Prill, 11:32
-
'EXPO Albania', studioja e arkitektit amerikan Steven Hall fiton konkursin për ndërtimin e qendrës së re të panaireve
25 Prill, 10:32