
Thika e plagosjes dhe biçikleta
Policia ka arrestuar autorin e plagosje së babë e bir në Fushë Krujë. Autori Ermir Hasa, 35 vjeç, pas plagosjes me thikë të babë e bir, Shefqet Stafuka, 58 vjeç dhe Alban Stafuka, 30 vjeç, u largua me biçikletë
Ngjarja ndodhi në afërsi të vendit të quajtur Ura e Gjolës, pas një konflikti të çastit mes të plagosurve dhe autorit.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika dhe biçikleta me të cilën autori u largua.
Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Krujë, për veprime të mëtejshme.
Lajmi kryesor:
Fushë Krujë/ Nuk donte t'u hapte rrugën, i sëmuri mendor plagos me thikë babë e bir dhe largohet me biçikletë











